Integrimi
Çdo ‘jugo’ e do nënën e tij, Himzo nga Prizreni sqaron paragjykimet pozitive në Zvicër
Paragjykimet më të shpeshta për jugot, ngjashëm si përpara 15 vitesh janë: agresivë, xhelozë, ‘raser’-ë. Klishe që për Himzo vlejnë pjesërisht. “Të rinjtë nuk janë agresivë,” thotë shqiptari i Kosovës
Në vitet 2000-a llagëpi ‘jugo’ në Zvicër, me të cilin identifikoheshin shqiptarët, sllovenët, kroatët, boshnjakët, serbët, malazezët dhe maqedonasit, kishte një konotacion negativ dhe nënvlerësues. Por për Himzo, shqiptar nga Prizreni – ky konotacion është pjesë e së kaluarës, shkruan srf.ch.
“Jugo sot nuk është fjalë ofenduese,” tha ai. “Nuk është se është zbehur krejt, por ka ndryshuar ndjeshëm nga kuptimi i para 15 viteve.”
33 vjeçari pranon se kultura e tij është tepër e lidhur me atë të vendit të origjinës, edhepse shpesh të afërmit e tij e quajnë atë si ‹dä Schwizer›.
Agresivë dhe xhelozë?
Paragjykimet më të shpeshta për jugot, ngjashëm si përpara 15 vitesh janë: agresivë, xhelozë, ‘raser’-ë. Klishe që për Himzo vlejnë pjesërisht.
“Të rinjtë nuk janë agresivë,” thotë shqiptari i Kosovës. “Ne jemi thjesht emocional. Kjo keqkuptohet.”
Megjithatë tani ka edhe paragjykime pozitive. Shembull është ruajtja e lidhjeve familjare dhe në veçanti vendosja e nënës në plan të parë. “Po, çdo jugo e don nënën e tij!”, qesh Himzo, “ajo duhet të kalojë përmes ferrit, mbi të gjitha kur ka një fëmijë si unë.”
Himzo në videon e sjellë në Albinfo, flet edhe për dasmat, kursimet dhe për ‘rent a car’.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje