Tematike

Çdo i pesti i ri mysliman në Zvicër “toleron” dhunën ndaj gruas

19.4 për qind të të anketuarve të besimit islam dhe 7.1% të besimit katolik kanë miratuar frazën: “Nëse gruaja e tradhëton burrin e saj, ai ka të drejtë ta rrahë atë”

Një studim i realizuar mbi bazën e një sondazhi me të rinjtë e Zvicrës ka konstatuar se religjioni ka ndikim të theksuar në gatishmërinë e tyre për dhunë.

Sipas artikullit të publikuar në gazetën “Aargauer Zeitung”, sondazhi që është bërë nga Shkolla e Lartë e Shkencave Aplikative (ZHAW) ka ardhur në përfundimin se të rinjtë me përkatësi të theksuar fetare, sidomos ata të besimit islam, dhe katolik, kanë mbimesatarisht më shumë mirëkuptim për dhunën në familje. “Burrëria toklsike” (helmuese) quhet kjo karakteristikë në studimin në fjalë dhe lidhet me lëvizjen e njohur globale “Me to” kundër dhunës ndaj gruas, shkruan albinfo.ch.

Kështu, 19.4 për qind të të anketuarve të besimit islam dhe 7.1% të besimit katolik kanë miratuar frazat si: “Nëse një grua e tradhëton burrin e saj, burri ka të drejtë ta rrahë atë” dhe “Burri është kreu i familjes, prandaj ka të drejtë, në rast nevoje, edhe të përdorë dhunën”.

Nga ana tjetër, te të rinjtë që nuk identifikohen me asnjërën fe dhe te moshatarët e tyre të besimit protestant, përqindja e atyre që miratojnë pohimet e përmendura është 4.5 respektivisht 4.8%.

Për këtë studim janë janë anketuar 8300 të rinj zviceranë të moshës 17 dhe 18-vjeçare, transmeton albinfo.ch. 50 për qind të të anketuarve kanë qenë meshkuj.

Sipas drejtuesit të këtij studimi, Dirk Baier, ndonëse te të rinjtë katolikë përqindja e miratuesve të dhunës në familje është vetëm pak mbi mesataren e të rinjve tjerë, megjithatë kultura “maçoiste” është tipike për vendet me popullatë katolike. Kështu, në islam dhe në katolicizëm jepen tabllo të qarta për mënyrën si duhet të sillen burrat dhe gratë, përcjell albinfo.ch. Sipas këtij shablloni, burrave u lejohet përdorimi i dhunës.

Por, nuk është vetëm religjioni au që përcakton qëndrimin miratues ndaj dhunës familjare në mesin e të rinjve. Studimi në fjalë, një rol të theksuar në këtë drejtim ia njeh edhe përkatësisë kombëtare të tyre të të anketuarve.

Për të parë dallimet në këtë pikë, duhet shikuar skemën e cila tregon se në mesin e të rinjve zviceranë vetëm çdo i njëzeti e arsyeton përdorimin e dhunës në familje, shkruan albinfo.ch. Nga ana tjetër, në mesin e moshatarëve të tyre nga Sri Lanka janë 23% ose afërsisht çdo i katërti që mitraton këtë dhunë. Afërsisht kaq lart në këtë listë janë edhe shtetasit e Maqedonisë, 21.2% dhe ata të Kosovës, 19.1%, që dmth se rreth çdo i pesti nga ta është “tolerant” ndaj dhunës në familje.

Ndërsa pas tyre vijnë turqit me 15% dhe italianët me 11% që miratojnë dhunën në familje, gjegjësisht ndaj grave.

Studimi ka nxjerrë edhe përfundimin e habitshëm se statusi social i personit nuk luan nndonjë rol sa i përket gatishmërisë për dhunë familjare, shkruan albinfo.ch. Madje as niveli arsimor i prindërve nuk ka ndikim në këtë pikë ashtu sikurse as raporti fshat-qytet.

(Grafika: Aargauer Zeitung)