Lajme

Çdo i pesti zviceran ka edhe një pasaportë tjetër

Sipas BFS, pothuajse një në katër shtetas të dyfishtë ka nënshtetësi italiane dhe zvicerane. Pastaj vijnë ata me pasaportë franceze me 11% dhe gjermane me 9%

Numri i banorëve të Zvicrës me shtetësi të dyfishta është rritur në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit, transmeton albinfo.ch. Pothuajse çdo i pesti zviceran mbi moshën 15 vjeç ka një shtetësi të dytë.

Ndërsa në vitin 2014 në Zvicër kishte pak më pak se 14% persona me shtetësi të dyfishtë, kjo përqindje është rritur në rreth 19% në vitin 2021, ka njoftuar të enjten Zyra Federale e Statistikave (BFS).

Rreth dy të tretat e shtetasve të dyfishtë morën nënshtetësinë zvicerane përmes natyralizimit, shkruan sda.ch.

Sipas BFS, pothuajse një në katër shtetas të dyfishtë ka nënshtetësi italiane dhe zvicerane, përcjell albinfo.ch. Në vitin e anketimit, në vendin e dytë për nga shtetësia e dyfishtë ishte kombinimi i Zvicrës dhe Francës me njëmbëdhjetë për qind të të gjitha shtetësive të dyfishta, e ndjekur nga kombinimi i Zvicrës dhe Gjermanisë me nëntë për qind.