Integrimi
Çdo i dyti refugjat në botë, nën 18 vjeç
Ndryshe nga gjendja e para rreth dhjete viteve, aktualisht më shumë refugjatë janë strehuar dhe jetojnë në vende të varfra se sa në ato të pasura
Në gjithë botën llogaritet se aktualisht rreth 45 milionë njerëz jetojnë si refugjatë, që domethënë se ndodhen në arrati, jashtë vendit të tyre. Me këtë shifër është arritur shkalla më e lartë e refugjatëve dhe të përndjekurve në 18 vitet e fundit, bën të ditur Komisariati i Lartë për Refugjatë i OKB-së, NHCR në raportin e tij vjetor.
Sipas këtij raporti vetëm në vitin 2012 7.6 milionë njerëz kanë ikur nga vendet e tyre. 55 për qind e të gjithë refugjatëve vijnë nga Afganistani, Iraku, Siria dhe Sudani.
Ndryshe nga gjendja e para rreth dhjete viteve, aktualisht më shumë refugjatë janë strehuar dhe jetojnë në vende të varfra se sa në ato të pasura. Ndërsa po sipas raportit të UNHCR-së, 46 për qind e numrit të gjithëmbarshëm të refugjatëve në botë janë nën moshën 18 vjeçare.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













