Financa
Çdo e shtata familje ka një kredi private në një bankë
Sipas Zyrës Statistikore Federale, çdo e shtata familje ka një kredi private në një bankë në Zvicër.
Një analizë nga Comparis konfirmon se nga 23.500 kërkesa për kredi në vitin 2017 që janë analizuar, çdo e dhjeta kërkesë e kreditit është bërë nga persona me të ardhura mujore prej më shumë se 9,662 franga.
Çdo e dhjeta kredi kërkohet gjithashtu nga njerëzit që fitojnë 3.400 franga ose më pak, shkruan albinfo.ch
Kredimarrësit me të ardhura të ulëta kanë tendencë të jenë gra, ata me të ardhura të larta janë kryesisht burra. Kërkesat më të zakonshme për kredi janë për vetura.
Me të ardhura të larta njerëzit shpesh kërkojnë një kredi për të blerë shtëpi apo apartamente jashtë vendit.
Familjet me të ardhura të ulëta kanë shqetësime të tjera: shpesh marrin kredi prej zori, për shembull, për të paguar faturat ose për të paguar borxhet e tjera.
“Ekziston një rrezik që të merrni ndihmë nga njerëz të gabuar”, thotë Dominik Weber, ekspert bankar në Comparis.
Ai kërkon kujdes nga ofruesit që reklamojnë, duke thënë: “Kredi të menjëhershme”, “Pa kontroll krediti” etj.
Sipas «Konsumfinanzierung Schweiz», jo gjithkush merr një kredi: çdo e treta kredi ose kërkesa e leasing-ut refuzohet.
Pavarësisht kontrollit të kredisë të debitorit, tre nga çdo 1000 kredimarrës ndiqen penalisht.
Ka gjasa të jenë ata që kanë marrë disa kredi: 14 për qind e huamarrësve kanë marrë dy kredi dhe tre për qind kanë nënshkruar edhe më shumë se dy marrëveshje krediti.
Ligji përcakton kredinë private si më poshtë:
Të përmendim se kreditimi privat nga ligji për kredi private KKG («Konsumkreditgesetz») është i rregulluar edhe të sjellë mbrojtje për klientin: 1) Tërheqja mbas 14 ditësh (do të thotë: çdo marrëveshje për kredi mund të revokohet brenda 14 ditëve pa kosto shtesë). Si pasojë, huatë mund të jepen vetëm pas 14 ditësh. Prandaj, kini kujdes nga reklamat me premtimet se paratë janë menjëherë në dispozicion. 2) Zëvendësimi në çdo kohë pa pagesë shtesë. Aluzion për kursimet e mundshme në kreditë ekzistuese me mbiçmim. 3) Mbrojtja nga mbingarkesat.
Kredia mund të jetë tri llojesh: kredi offline (kredi e hapur për të shkuar në një filial, online kredia e realizuar nëpërmes internetit dhe ndërmjetësit).
Sa njerëz kanë një kredi në Zvicër?
Sipas Qendrës për informata kreditore, deri në fund të vitit 2016 janë regjistruar rreth 376.000 kredi të pazgjidhura private, me një vëllim të përgjithshëm prej 7.1 miliardë frangash.
Përdorimet kryesore të kreditit janë financimi i automjeteve apo për shkak të tejkalimit të kufizimeve financiare, sidomos për faturat e paparashikuara.
Një kredi private mund të jetë kuptimplote në situatat e mëposhtme:
Nëse është kuptimplote apo jo, gjithmonë varet nga situata juaj personale, përparësitë dhe pasojat duhet të peshohen me kujdes në çdo rast individual.
Një dëshirë për financim duhet të përshtatet me buxhetin.
Kuptimplote:
Mungesa e pagesave të përkohshme për të kapërcyer;
Për të zëvendësuar një kredi ekzistuese, nëse mund të kurseni para nga kamatat;
Për një produkt të qëndrueshëm (= investim), p.sh. për të rinovuar një banesë apo shtëpi, afati i ripagimit duhet të jetë më i shkurtër se afati për investim.
Më pak të përshtatshme për jetëshkurtësinë e mallrave të konsumit apo blerjeve, këtu mund të investoni më shumë kohë për të paguar se sa të përfitoni.
Nuk rekomandohen kreditë për pushimet apo dasmat, gëzimi është jetëshkurtër, në krahasim me kohën e pagesës.
Si mund të mbroheni nga kurthet e kredisë?
Kujdes nga ofertat e mashtrimit (pagesat e menjëhershme).
«Boniteti personal duhet të vlerësohet saktë (ose paraprakisht të shqyrtohet nga ekspertët dhe të pastrohet para aplikimit të kredisë)», deklaron më tutje Kasumaj, duke bërë thirrje që konsumatorët të shmangin ofertuesit e dyshimtë (të tillë që kërkojnë pagesa paradhënie, që reklamohen me kredi të menjëhershme, pa kontroll të bonitetit, që ligji i ndalon).
Shumë nga këta konsumatorë ende kanë kontrata të nënshkruara para datës 01.07.2016, kur kamata maksimale është ulur prej 15% në 10%, dhe paguajnë më shumë se 10 për qind kamata të kredive.
«Atëherë rishikoni kontratat tuaja para datës 01.07.2016, nëse përkojnë me buxhetin tuaj dhe kërkoni një zëvendësim», thotë Ermal Kasumaj nga ‘eny Finance’.
Përfundim:
Marrja e kredisë nuk është vendim që duhet të merret me shpejtësi dhe pa kujdes.
Nuk duhet të harroni se pasi t’i merrni paratë, e merrni obligimin për të respektuar kushtet e kontratës.
Para se të merrni një vendim, merrni këshilla nga ekspertët.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel