Integrimi

Çdo i dyti azilkërkues, kosovar

Ndërsa, nëse në mesin e të adhurve gjatë janarit çdo i treti ka qenë nga Kosova, në dhjetë ditët e parat ë shkurtit, nga Kosova vjen çdo i dyti

Përkundër ashpërsimit të ligjit mbi azilin sa u përket ballkanasve, ata sërish përbëjnë numrin më të madh të njerëzve që kërkojnë azil në Baden Württemberg dhe ngjashëm është edhe në nivel të gjihë Gjermanisë. Ky numër nga fillimi i këtij viti vetëm sa po vjen duke u shtuar.

Aktualisht, 4 nga 5 personat që kërkojnë azil janë nga këto vende, kanë bërë të ditur sot për medie autoritetet kompetente në Karlsruhe. Motivet janë varfëria, mungesa e perspektivës dhe diskriminimi i pakicave, si për shembull, i romëve.

Ministrat e brendshëm të landeve gjermane kanë caktuar për të premten një konferencë telefonike ku do të konsultohen për masat që duhen marrë në raport me shtimin e azilkërkuesve nga Ballkani. Deri në këtë konferencë, Ministria e Brendshme (e BW) duhet të përgatisë një dokument në të cilin do të shqyrtohet edhe mundësia e zgjerimit ë rrethit të „vendeve të sigurta”.

Në këtë rreth deri më tash kanë bërë pjesë Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia, shkruan diewelt.de. Kjo nënkupton që azilkerkuesit nga këto vende kthehen nga kanë ardhur me procedurë të shkurtuar . Qeveria SPD/ Të Gjelbrit në Shtutgart e ka miratuar tashmë një zgjerim të tillë, i cili është kundërshtuar ashpër nga aktivistët për të drejtat e njeriut.

Gjatë vitit të kaluar 34.9% e azilkërkuesve në BW kanë ardhur nga ish Jugosllavia. Në janar kjo përqindje është ngritir në 67%, ndërsa në dhjetë ditët e para të shkurtit , madje, 85.2%.

Ndërsa, nëse në mesin e të adhurve gjatë janarit çdo i treti ka qenë nga Kosova, në dhjetë ditët e para të shkurtit, nga Kosova vjen çdo i dyti.