Shkurt.ch
CD-ja ka mbushur 30 vjet!
Kalimi nga pllakat dhe kasetat në cd, ka revolucionarizuar teknikën e inçizimit dhe mënyrën e dëgjimit të muzikës
Janë mbushur dje, plot 30 vjet nga dita kur ka filluar prodhimi i kompakt diskut (cd). Një objekt kaq i thjeshtë dhe i nënkuptueshëm sot, ka pasur premierën e tij më 2 tetor 1982, kur në shitoret e muzikës kishte dalë në shitje cd-ja me albumin muzikor “52nd Street” të Billy Joel.
Kalimi nga pllakat e gramofonit dhe kasetat magnetofonike në cd, ka revolucionarizuar teknikën e inçizimit dhe mënyrën e dëgjimit të muzikës. Kompakt disqet që dolën atëbotë në treg nuk kishin anën A dhe B, sikur paraardhëset e tyre.
Po ashtu, për shkakun se laseri e gjen vetë fillimin e këngëve të caktuara, me cd-të ka humbur kuptimi i albumeve muzikore si tërësi. Mbetet e kontestuar arsyeja përse një cd duhet të përmbajë saktësisht 74 minuta muzikë.
Ndër spekulimet që qarkullojnë lidhur me këtë është edhe ai se zbuluesit e cd-së me këtë veprim kishin pasur parasysh që një cd të kishte vend tamam për Simfoninë e nëntë të Bethovenit, e cila zgjat 74 minuta.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve