Katër studentë të gjimnazit Burier, në komunën e La Tour-de-Peilz, mësuesi i tyre në mes, dhe animatori i radios Jonas Schneiter . Foto nga Marie Deschenaux
Lajme
Fletudhëtim për në Kosovë (1): Duke filluar natën në Prishtinë
Të pajisur me kapelet e tyre të OJQ-së, ata janë gati të fluturojnë për dy orë, një fluturim që iu premton shumë shkundje, por emocionale kryesisht.
Një atmosferë e çuditshme mbretëron në aeroport, sidomos në orën katër të mëngjesit. Nxitja e përgjithshme e përzier me një ritëm të mpirë, kjo është ndenja që i përshtatet mirë ekipit të vogël që jemi. Studentët, të cilët janë me ne, janë mbledhur rreth Jacques, mësuesit të tyre. Ata shfaqin të njëjtën buzëqeshje si disa muaj më parë, kur fituan garën për udhëtimin e sotëm për në Kosovë, ku veprimet në terren janë të organizuara nga OJQ-ja Terre des hommes. Qasja e tyre shumë e freskët dhe qesharake për të trajtuar çështje të rënda, siç janë të drejtat e fëmijëve, patën bindur në mënyrë unanime jurinë. Tashmë janë të pajisur me kapelet e tyre të OJQ-së dhe janë gati të fluturojnë për dy orë, që premton shumë turbulenca, kryesisht emocionale.
Situata e ndjeshme
E pavarur që nga viti 2008, Kosova megjithatë nuk njihet nga të gjitha shtetet ndërkombëtarisht dhe tensionet etnike mbesin të gjalla. Kjo klimë politike ka një ndikim të madh në situatën sociale dhe ekonomike. Varfëria dhe papunësia janë të larta, duke rritur rrezikun e shfrytëzimit dhe trafikimit. Fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar, sidomos ata nga komunitetet e pafavorizuara (rom, ashkali dhe egjiptian) që nuk kanë qasje në arsim apo që lënë shkollën herët për të lypur. Është veçanërisht me këta fëmijë që do të kalojmë disa ditë në mënyrë që të kuptojmë se çfarë janë sfidat që raporton Terre des Hommes çdo ditë për të përmirësuar gjendjen e tyre. Ne gjithashtu do të përpiqemi për të kuptuar pse ky vend ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve në Evropë dhe se si është e mundur që 5% e fëmijëve janë të kequshqyer. Por, gjithashtu, siç e kam parë edhe në program, ne do të shohim se si fëmijët dhe familjet po angazhohen në vend për të ndryshuar këtë situatë.
Ky është udhëtimi im i parë si një ambasador i OJQ-së Terre des hommes dhe, edhe pse mezi po pres të jem atje dhe gjer sa jam akoma në gjendje të buzëqesh në doganën zvicerane, më duhet të gjej një kafe, sepse është akoma ora gjashtë e mëngjesit.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve