Kosova

Caritas-i Zviceran feston 25 vjetorin e saj në Kosovë

Caritas-i Zviceran sot festoi 25 vjetorin e prezencës në Kosovë.

Në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, Caritas-i Zviceran filloi angazhimin e tyre përmes projekteve të ndryshme me karakter humanitar, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.

Pas tejkalimit të krizës humanitare, kjo organizatë filloi me implementimin e projekteve me karakter zhvillimi në Kosovë.

Në prezencën e mbi 100 të ftuarve nga institucionet publike, organizatave ndërkombëtare e organizatat e shoqërisë civile.

Drejtori gjeneral i Caritas-it Zviceran, z. Peter Lack, përshëndeti të pranishmit me një fjalim përmbledhës të të gjithë rrugëtimit të kësaj organizate në Kosovë dhe ndikimin që ata kanë pasur në shoqërinë Kosovare. Një fjalim rasti pati edhe z. Fikrim Damka, Ministër i Zhvillimit Rajonal, i cili uroi këtë organizate për punën e kryer gjatë këtyre viteve.

Në këtë mbrëmje festive një fjalim përshëndetës u dha edhe nga z. Christoph Fuchs, zëvendës ambasador i Zvicrës në Kosovë i cili u fokusua në bashkëpunimin e frytshëm të dy vendeve mike dhe po ashtu ndikimin pozitiv të Caritas-it Zviceran në Kosovë.

Christoph Fuchs
Fikrim Damka
Peter Lack
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

Foto: Albinfo.ch

Fotot tjera në faqen zyrtare të Albinfos në Facebook

https://www.facebook.com/photo?fbid=936363325197245&set=pcb.936377405195837