Lifestyle

Cardi B, e ftuar në emisionin e Jimmy Fallonit

Emisioni amerikan me nikoqir Jimmy Fallonin kurrë nuk ka pasur bashkautor në historinë 64-vjeçare. Cardi B, që theu të gjitha rekordet, është përzgjedhur nga Falloni që të jetë nikoqire me të në emisionin që do të transmetohet më 9 prill.

Vitin e shkuar, Cardi B u bë reperja e parë amerikane në pothuajse 20 vjet, e cila u rendit në vendin e parë të top-listave amerikane me hitin e saj ‘Bodak Yellow’, përcjell albinfo.ch.

E fundit në këtë vend ishte Lauryn Hill në vitin 1998 me këngën ‘That Thing’. Ajo më pas u bë artistja e parë e hip hopit, e cila me tri këngë u rendit në 10 vendet e para të top listave njëkohësisht.  Dhe tani është nikoqire bashkë me Fallonin.

E nëse paraqitja e saj në emision do të jetë përgjysmë e mirë sa emisioni në dhjetor, kur ishte mysafire, atëherë do të mbahet mend gjatë. Paraqitja e Cardit vjen në prag të publikimit të albumit të saj të katërt. Kënga e fundit ‘Drip’ tashmë ka dalë, por pa video.