Bota

Cameron për reduktimin e emigracionit nga vendet tjera të BE-së

Kryeministri i i ri David Cameron u ka premtuar zgjedhësve të tij, se do të agazhohet që tani, që vendi i tij të marrë më shumë të drejta në kuadër të BE-së.

Një pikë, që ai e ka shumë për zemër dhe të cilën e theksoi edhe në një fjalim të fundit ishte edhe reduktimi i emigracionit të qytetarëve të tjerë të BE-së në Britaninë e Madhe.

“Unë dhe shumë të tjerë besojnë se është e drejtë, që të reduktojmë joshjen për njerëzit, që duan të vijnë këtu”, tha Cameron në fjalimin e tij në Londër, transmeton DW.

Koha e fjalës së tij duket se është zgjedhur qëllimisht: pas saj kryeministri udhëtoi në një samit të Partneritetit Lindor të BE-së në Letoni.

Me fjalët e tij të qarta ai me siguri që donte t ‘u bënte të qartë edhe homologëve në BE, se sa e rëndësishme është për të kjo çështje.

Disa orë para fjalës së tij u publikuan shifra të reja të eimigracionit për Britaninë e Madhe.

Ato tregojnë pse shumë britanikë janë të ndjeshëm ndaj çështjes së emigracionit.

Në vitin 2014 emigracioni neto arriti në 318.000 njerëz. Emigracioni neto është numri i njerëzve, të cilët kanë emigruar minus njerëzit, që janë larguar nga vendi në të njëjtin vit 2014.

Në fillim të mandatit të tij të parë Cameron kishte premtuar se do ta reduktonte emigracionin neto në më pak se 100.000 njerëz.

Emigracioni i qytetarëve të BE-së, që duan të marrin ndihma sociale në Britaninë e Madhe, së bashku me qëndrimin e rreptë ndaj emigrantëve të paligjshëm do jetë një nga temat kryesore, për të cilat Cameron të negociojë me BE-në për mbetjen vendit të tij në bashkimin e shteteve.

Ndryshimet në fushën e kontributeve sociale, për të reduktuar emigracionin nga BE, do të jenë një domosdoshmëri absolute në negociatat e mia të reja,” tha kryeministri.

Cameron ka ide të qarta se çfarë dëshiron të ndryshojë në rregullat e emigracionit.

Ai dëshiron nga njëra anë të vendosë, që emigrantët nga vendet e BE-së, të cilët shkojnë në Britaninë e Madhe, të kenë jetuar katër vjet në vend, para se të fitojnë të drejtën për përfitime sociale.

Nga ana tjetër ai dëshiron t’i kthejë përsëri, ata që pas gjashtë muajsh nuk kanë gjetur vend pune në Britaninë e Madhe.

Çështja e kontributeve sociale për emigrantët është e komplikuar, jo vetëm në Britaninë e Madhe.

Në nëntor 2014 Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që autoritetet gjermane të mos i paguanin asistencën e papunësisë të quajtur Hartz IV një gruaje rumune, e cila jetonte në Gjermani prej katër vitesh pa u përpjekur të gjejë punë.

Me fjalë të tjera, në BE lejohet të punoni, ku të duani, por jo të jesh i papunë.

Propozimi i dytë i Cameronit për të përzënë ato, që nuk gjejnë punë pas gjashtë muajsh, duket gati pak absurd.

Një qytetar i BE-së, së paku sipas gjendjes aktuale, mund të hyjë përsëri në Britaninë e Madhe një ditë pas dëbimit Sepse në BE vlen parimi i lirisë së lëvizjes.

Njerëzit nga shtetet anëtare mund të lëvizin të lirë në Bashkimin Evropian dhe të shkojnë të banojnë, ku të duan. Për këtë nuk u nevojiten viza.

Për të zbatuar planet e tij, kryeministri britanik do të duhet të bëjë disa ndryshime.

Ndoshta që në qershor ai do t’u parashtrojë homologëve të tij në BE, se çfarë kushtesh duhet të plotësohen, në mënyrë që qeveria në referendumin e planifikuar për vitin 2017 t’i bindë qytetarët për të qëndruar në BE.

Britania e Madhe do të preket shumë ekomikisht, sepse shumë firma britanike varen nga eksporti i favorizuar në vendet e tjera të BE-së.

Dhe BE përveç një tregu të madh të shitjes do të humbiste paguesin e katërt për nga fuqia, si dhe një fuqi të rëndësishme në politikën e jashtme.