Shkurt.ch

Calmy-Rey takon opozitarët libianë

Zvicra do të bëjë gjithçka që viktimave të luftës civile tu qëndrojë afër me ndihma

Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka pritur mbrëmë në një takim zyrtar një përfaqësues të kryengritësve libianë kundër diktatorit Gadafi, shkruan nzz.online.

Bëhet fjalë për një pjesëtar të Këshillit transitor Nacional të Libisë, i cili ka informuar presidenten zvicerane rreth gjendjes aktuale në vend, shikuar nga pikëpamja e tij si dhe rreth zhvillimeve të mundshme në të ardhmen.

Me këtë rast Calmy-Rey ka shfaquer shqetësimin e saj lidhur me situatën e rëndë në të cilën ndodhet populli i Libisë. Zvicra, sipas saj, do të bëjë gjithçka që viktimave të luftës civile tu qëndrojë afër me mjete diplomatike dhe humanitare. 

Po ashtu, përfaqësues të opozitës së Libisë janë takuar dje me përfaqësues të Bashkimit Evropian, në Bruksel.