Shkurt.ch

Calmy-Rey mund të kandidojë sërish

Presidentja Calmy-Rey, për shkaqe taktike që lidhen me zgjedhjet federale të vjeshtës, mund të mos tërhiqet, mka thënë Levrat

Deri më tash ishte supozuar se presidentja e vendit, njëherësh ministre e jashtme, Micheline Calmy-Rey do të tërhiqej nga posti i saj deri në fund të këtij viti.

Mirëpo, siç ka thënë kryetari i partisë së saj (Partisë Socialdemokrate, SP) Christian Levrat, Rey, për shkaqe taktike që lidhen me zgjedhjet federale të vjeshtës, mund të mos tërhiqet. Ajo, sipas deklarimit të Levrat në një intervistë dhënë gazetës “NZZ am Sonntag” mund të kandidojë edhe një herë në sezonin e zgjedhjeve të kësaj vjeshte.

Arsyet taktike për të cilat mund të shqyrtohet rikandidimi i saj kanë të bëjnë me rrezikun që SP-së i kanoset nga SVP (UDC). Kjo e fundi e ka shpallur publikisht qëndrimin e saj që të nxjerrë SP-në nga qeveria ose që së paku asaj t`i merret njëri nga dy vendet që i mbulon tash.

Në fakt, pozicionin e tashëm, me dy ministra në qeveri, SP do ta ketë të rrezikuar në secilin variant, ka thënë Levrat.

Ministrja vetë do ta bëjë publik gjatë kësaj vere qëndrimin e saj rreth tërheqjes ose jo nga garat për qeverinë federale.

Michelin Calmy Rey është më gjatë në postin e ministres se të gjithë ministrat tjerë federalë në qeverinë e Zvicrës.