Shkurt.ch

Calmy Rey merr në konsideratë shkyqjen e centraleve bërthamore

Lidhur me politikën nukleare të Zvicrës, Rey ka biseduar me presidentin austriak Heinz Fischer

Presidentja federale dhe ministre e punëve të jashtme, Micheline Calmy-Rey ka bërë të hënën një vizitë zyrtare në Austri. Me këtë rast ajo është pritur edhe nga presidenti austriak Heinz Fischer, me të cilin, veç tjerash, ka biseduar lidhur me politikën nukleare të Zvicrës, bën të ditur nzz.ch.

Sipas presidentes zvicerane, Zvicra në këtë aspekt, po shqyrton skenarë të ndryshëm, njëri prej të cilëve është edhe shkyçja nga shfrytëzimi i energjisë bërthamore.

Ndërsa presidenti austriak, nga ana e tij ka sugjeruar një maturi lidhur me tërheqjen nga shfrytëzimi i centraleve atomike.

Në vend të një veprimi të shpejtuar, sipas tij Zvicra do të duhej të rivlerësonte sigurinë e centraleve ekzistuese. Ndërkaq, mbylljen e centraleve ai e sheh si një synim afatgjatë.