Shkurt.ch
Calmy Rey mbron Blocherin rreth aferës “Hildebrand”
Ajo e konsideron në rregull që një parlamentar që ka informacione të tilla t`i drejtohet presidentit të vendit
Ish presidentja dhe ish ministrja federale, Micheline Calmy Rey ka marrë në mbrojtje deputetin dhe nënkryetarin e SVP-UDC-së, Christoph Blocher. Këtë mbrojtje ajo e ka shfaqur në lidhje me rolin e Blocherit në aferën rreth ish kryetarit të Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB), Hildebrand.
Rey ka thënë se e konsideron në rregull që një parlamentar që ka informacione të tilla t`i drejtohet presidentit të vendit, siç edhe ka vepruar Blocher në këtë rast.
Në intervistat e botuara në gazetat “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin DImanche” Calmy Rey ka theksuar se kur ka marrë informatat nga Blocheri, ajo ka kërkuar sqarim rreth besueshmërisë së tyre. Pasi që është provuar vërtetësia e tyre ajo ka njoftuar Këshillin Federal dhe ka biseduar me presidentin e atëhershëm të SNB-së, Hildebrand.
Ndërsa në lidhje me çështjen e imunitetit prej deputeti të Blocherit, Rey ka theksuar se ky i fundit informatat ia ka dhënë menjëherë pasi ka bërë betimin si deputet nacional.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës