Kosova
Calmy Rey: Lidershipi kosovar ndihet i braktisur nga BE
Si ministre e jashtme, ajo ka punuar që Zvicra zyrtare të thyente një tabu diplomatike më 27 maj 2005 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kur kishte ngarkuar ambasadorin zviceran në OKB, Peter Maurer në Nju Jork të propagandonte "rrugën drejt pavarësisë formale" për Kosovën
“Kur ndodhin fërkime mes Kosovës dhe Serbisë, shqetësohet edhe Berna. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqeruajtësit zviceranë në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane Der Bund në një analizë të korrespondentit të saj në Zvicrën frankofone. albinfo.ch e sjell me shkurtime, këtë analizë në gjuhën shqipe.
“Kur qindra serbë të Kosovës filluan të bllokojnë rrugët në zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dhjetor, dhe pati sulme ndaj policëve dhe ushtarëve të KFOR-it, EDA lëshoi disa postime paralajmëruese në Twitter”, trasnmeton albinfo.ch.
“U bëjmë thirrje edhe një herë të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund ta përkeqësojë më tej situatën. KFOR-i dhe EULEX-i janë jetike për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe sigurinë e komuniteteve lokale në veri të Kosovës”, ka shkruar EDA në Twitter më 27 dhjetor.
Përkushtimi i Zvicrës ndaj Republikës së Kosovës është gjithashtu shumë i lartë. Kjo ka arsye historike, vjen për shkak të përpjekjeve ndërmjetësuese, projekteve të ndihmës dhe mbi të gjitha për shkak të më shumë se 180 ushtarëve zviceranë të cilët, si pjesë e trupave të KFOR-it, po ndihmojnë në ndërtimin e një rendi civil të paqes.
Ish-ministrja e Jashtme zvicerane, Micheline Calmy-Rey, ka pasur një ndikim vendimtar në rolin e Zvicrës deri më sot. Ajo përpiqet të zbusë situatën dhe thotë: “Momentalisht ka tension mes Kosovës dhe Serbisë, por jo konflikt. Një përshkallëzim është parandaluar”.
Si ministre e jashtme (2003-2011), ajo ka punuar që Zvicra zyrtare të thyente një tabu diplomatike më 27 maj 2005 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Me mbështetjen e Këshillit Federal, ajo kishte ngarkuar ambasadorin zviceran në OKB, Peter Maurer në Nju Jork të propagandonte “rrugën drejt pavarësisë formale” për Kosovën.
Ashtu si Zvicra, 114 nga 193 shtete anëtare të OKB-së tani e njohin Kosovën si republikë të pavarur. Kjo e bezdis Serbinë si pasuese ligjore e Republikës së Jugosllavisë. Dhe Rusia, aleate e Serbisë, asnjëherë nuk është pajtuar me pavarësinë e Kosovës.
BE-ja po ndjek një “politikë qetësimi” ndaj Serbisë
Kosovarët falënderojnë Micheline Calmy-Rey për angazhimin e saj edhe sot e gjithë ditën. Ajo është qytetare nderi e komunës së Vitisë në Kosovën juglindore. Përveç kësaj, një shesh mban emrin e saj. Ajo gjithashtu qëndron rregullisht në Kosovë. Gjenevasja ka qëndruar në Prishtinë edhe në tetorin e vitit të kaluar, ka marrë një medalje dhe ka takuar gjithashtu kryeministrin Albin Kurti dhe ministra të ndryshëm.
Politikanët rreth Kurtit ishin “shumë të shqetësuar” për tensionet me Serbinë, kujton Calmy-Rey. Tensionet me Serbinë dhe presidentin e saj Aleksander Vuçiq janë përshkallëzuar sepse Serbia dëshiron t’i mbajë kosovarët serbë në veri të Kosovës me para dhe sigurime të mira sociale. Në të njëjtën kohë, lidershipi kosovar ndihet i braktisur nga BE-ja sepse BE po ndjek një “politikë qetësimi” ndaj presidentit Vuçiq, sipas ish-ministres Calmy Rey.
Michael Ambühl, ish-sekretar i shtetit të FDFA dhe ekspert i Kosovës, ka një pikëpamje të ngjashme me ish ministren. Ai thotë: “Në vend të një politike të vazhdueshme qetësimi, lidershipi i BE-së më në fund duhet të kërkojë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton. Por për ta bërë këtë, ajo së pari duhet të krijojë një doktrinë të brendshme të unitetit të BE-së dhe të sigurojë që të 27 shtetet e BE-së të pranojnë pavarësinë”.
Pesë vende të BE-së, Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia, ende po refuzojnë ta bëjnë këtë.
Mospajtimet në BE shkojnë në dobi të Rusisë
Të dy, Micheline Calmy-Rey dhe Michael Ambühl bien dakord se kush përfiton më shumë nga mospajtimet brenda BE-së: Rusia, e cila tradicionalisht ka lidhje të ngushta me Serbinë. Për Calmy-Rey është e qartë se Rusia qëndron mbrapa përpjekjeve serbe për të destabilizuar Kosovën. Të njëjtën gjë e kishte thënë edhe kryeministri i Kosovës Kurti në mars të vitit 2022 në një intervistë për gazetën Blick. Kurti kishte argumentuar: “Në vitin 2012 ka pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë. Ndërsa në vitin e kaluar ishin 100 të tilla”, transmeton albinfo.ch. Serbia nuk e dënoi aneksimin e Krimesë apo pushtimin e Ukrainës.
Micheline Calmy-Rey është e bindur se destabilizimi i Ballkanit Perëndimor është padyshim në interesin e Rusisë. Qëllimi i Rusisë është të dobësojë BE-në dhe përveç Ukrainës, t’i shkaktojë probleme NATO-s dhe SHBA-së. Presidenti rus Vladimir Putin i kishte shpjeguar personalisht Micheline Calmy-Rey se Rusia nuk ishte kurrë dakord me një Kosovë të pavarur, përcjell albinfo.ch. Në një takim, Putini madje kishte folur me të për dy orë dhe ishte përpjekur ta bindte që të braktiste planet për një Kosovë të pavarur, thotë ajo. Por Calmy Rey, nuk qe përkulur para presionit të Putinit.
SVP kërkoi javën e kaluar që Zvicra duhej të urdhëronte kthimin e ushtarëve të Swisscoy nga Kosova dhe të përfundonte misionin atje. Michael Ambühl e konsideroi këtë një “vendim të gabuar”. Zvicra do të “desolidarizohej” me Kosovën. Ambühl ka vizituar ushtarët zviceranë në Kosovë, dy herë.
“Si kosovarët (shqiptarët e Kosovës) ashtu edhe serbët vlerësojnë ushtarët tanë dhe Zvicrën si një vend që angazhohet për rregulla të drejta, sundim të ligjit dhe pavarësi,” thotë Ambühl.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra