Shkurt.ch
Calmy-Rey ia ndërpresin fjalimin ekstremistët
Presidentja u ofroi atyre që, nëse kishin diçka të thonin, të urdhëronin në foltore, e të flisnin. Asnjëri nuk pranoi
Presidentja e Zvicrës, njëherësh ministre e jashtme, Micheline Calmy-Rey u detyrua të ndërpriste fjalimin e saj të mbajtur në Cyrih, me rastin e Një majit, Ditës së Punës. Presidentes ia lanë fjalën në gyjsmë ekstremistët e majtë, të ashtuqiajturit pjesëtarë të „Bllokut të zi”.
Disa çaste pas fillimit të fjalimit të saj, në mes 150-200 aktivistë të lëvizjes së përmendur filluan të bënin zhurmë, duke penguar të pranishmit të dëgjonin fjalimin e saj festiv. Ajo iu drejtua atyre që, nëse kishin diçka të thonin, le të urdhëronin në fopltore, e të flisnin, pasi që demokracia nënkupton edhe mospajtimin. Por asnjëri prej tyre nuk pranoi. Ata, me thirrje të zëshme dhe fishkëllima detyruan zonjën Rey të ndërpriste fjalën, njofton sf1.
Por, ndërprerja ishte e përkohshme, derisa u qetësuan gjakërat. Pastaj presidentja Calmy-Rey vazhdoi fjalën e saj festive kushtuar 1 majitt, para një publiku prej rreth dhjetë mijë vetash. Në fjalën e saj, ajo, veç tjerash u angazhua për më tepër barazi sociale në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin