Shkurt.ch

Calmy Rey fillon karrierë akademike

Ajo do të japë mësim në Institutin Evropian të Universitetit të Gjenevës dhe do të marrë pjesë në projektet studimore

Ish ministrja e jashtme dhe ish presidente e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, pas braktisjes së politikës aktive do të fillojë një karrierë akademike. Ajo do të ligjërojë me titullin e profesoreshës së jashtme, në Universitetin e Gjenevës.

Konkretisht Calmy-Rey do të japë mësim në Institutin Evropian të këtij universiteti dhe do të marrë pjesë në projektet studimore.

Sipas një komunikate të Universitetit të përmendur, të lëshuar të hënën, Calmy Rey “do të mbajë kontaktet në mes të universitetit dhe organizatave ndërkombëtare”, njofton sda. Puna e saj do të jetë e fokusuar në politikën e paqes dhe në “Global Governance”