CH-Ballkani
Call Center, punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri
Nuk ka krizë ekonomike për industrinë e shërbimit online te qendrave të telefonisë në Shqipëri

Në total, nga rreth 300 kompani call center vlerësohet se numri i të punësuarve i kalon 20 mijë.
Kompanitë call center janë bërë punëdhënësit më të mëdhenj në vend, duke qenë një zgjidhje e mirë për ekonominë.
Të dhënat e fundit të sektorit tregojnë se bizneset “call center” shpejt do të tejkalojnë për nga numri i të punësuarve edhe industrinë për përpunimin e pjesshëm të veshjeve dhe këpucëve .
Çdo ditë në rrugët e Tiranës, ku është përqendrimi më i madh, shfaqen reklama kompanish të reja, që reklamojnë qindra vende pune.
Në përgjigje të kërkesës së lartë, qendrat e mësimit të gjuhëve të huaja tashmë po ofrojnë kurse të gjuhës italiane, të specializuara për call center.
Të dhënat e fundit të tatimeve raportojnë gati 10 mijë të punësuar në vetëm 12 kompani call center.
Por, specialistët e rekrutimit të punonjësve mendojnë se me shifrat jozyrtare, call center është biznesi i parë punëdhënës në vend, ku dinamika e punës edhe për periudha të shkurtra 1-3 muaj, (veçanërisht në sezonin e verës) bën që një pjesë e të rinjve që nuk e tejkalojnë këtë kohë, të mos rezultojnë në listat e kontributeve shoqërore.
Nga ana tjetër, sipërmarrësit e call center nuk kanë hasur ende vështirësi në rekrutimin e të rinjve të aftë për ta bërë këtë punë.
Mjafton një trajnim një apo dyjavor dhe puna 6-8 orë siguron minimalisht 300 euro. Në total, nga rreth 300 kompani call center vlerësohet se numri i të punësuarve i kalon 20 mijë.
/Monitor/
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?