Zhvillim
“Call Center”, një biznes që hap shumë vende pune
Viteve të fundit në Kosovë ka një investim të dukshëm të bizneseve që merren me thirrje nga jashtë ose anasjellas, që njihen si “Call Center”. Vetëm në Prishtinë janë mbi 20 të tilla
Derisa, disa biznese po shuajnë aktivitetin ose edhe po zhvendosen në vendet e rajonit për shkak të politikave fiskale, është një fushë qo ngjallë aktraktivitet për investime në Kosovë. Viteve të fundit, sikurse “kërpudhat pas shiut” janë shtuar bizneset që merren me thirrje nga jashtë ose anasjellas, që njihen si “Call Centre”.
Në këtë veprimtari punojnë zakonisht djemtë dhe vajzat e reja që e njohin mirë gjermanishten, frëngjishten ose anglishten. Ndërsa kompanitë janë themeluar kryesisht nga të rinjtë, që i takojnë gjeneratës së dytë në diasporë, ose qytetarë që kanë jetuar si azilkërkues në BE.
Vetëm me emrin “Call Centre” në Ministrinë e Tregtisë figurojnë dhjetëra biznese, ndërsa ka shumë të tjera që e bëjnë të njëjtën veprimtari, por që janë të regjistrua me emër tjetër, “ortakëri ose dhe zgjerim të aktiviteteve”. Vetëm në Prishtinë janë rreth 20 “Call Centre”. Gjithashtu ka edhe qendra të thirrjeve që nuk janë licencuar nga shteti dhe që e bëjnë punën ilegalisht.
- Një pronar i Call Centre refuzon gazetarin
Një të tillë e ka vizituar edhe “Albinfo. Ch” në kompleksin Qafa në Prishtinë, ku është pritur shumë keq nga pronari i kësaj qendre. “Shikoji punët e tua. Sepse juve gazetarëve zakonisht u intereson nëse kemi apo jo licencë”, u përgjigj përfaqësuesi i kësaj qendre duke kërkuar që t’ia lëshojmë zyrën.
Ndërsa në përgjigje që ka marrë më herët albinfo.Ch nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, thuhet se brenda 15 vjetëve, rreth 800 kompani janë regjistruar në MTI me orientim teknologjinë informative.
Mehdi Pllashniku, koordinator për çështje juridike – praktike në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (MTI) ka thënë se nga data 1 janar 2000 deri me 12 janar 2015, janë regjistruar 791 biznese që aktivitet primar e kanë Publicitetin (reklama dhe propaganda).
- Një kompani e re sfidon “Call Center” në Prishtinë
Përveç kompanive ekzistuese, edhe një kompani tjetër nga Zvicra është duke i bërë hapat e fundit për të investuar në Kosovë. Kjo është firma “Adarna” nga Zvicra, e cila në fillim të prillit po e hapë filialin e vet modern në qendër të Prishtinës.
“Prej kohësh ekzistojnë ndërmarrje të cilat duan që të bëjnë ndryshime në Kosovë. Për shqiptarët e arsimuar mirë e gjermanishtfolës në Kosovë një shans unik që të kenë mundësinë të punojnë për një ndërmarrje zvicerane. “Adarna” ofron vende të ndryshme pune, si për shembull punën si nëpunës në administratë-sekretariat, si këshilltar i klientëve ose edhe në Call-Centre pranë telefonit”, thuhet në njoftimin e saj. Është planifikuar që në prill të këtij viti të fillohet me rreth 14 persona dhe pastaj të vazhdohet me ngritjen e ndërmarrjes.
- Ministrja Bajrami: Çdo investim që rrit punësimin, ne e mirëpresi
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e sheh të dobishëm këtë lloj investimi në Kosovë, pavarësisht se një pjesë e tatimit shkon në vendet prej nga vinë këto biznese. E veçanta është, se në këto qendra të thirrje, sipas Bajramit, janë të punësuar mijëra të rinj kosovarë, që përputhet edhe me programin qeveritar për rritje të punësimit.
“Çdo sektor që është më potencial, ne e mirëpresim…Përfitimi më i madh është punësimi i të rinjve. Prandaj, nëse në një “Call Centre” punësohen mbi 200 të rinj, ajo nënkupton se 200 familje kosovare nuk do të kenë nevojë më për remitenca”, deklaroi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë. Po ashtu sipas Bajramit, nëse 200 familje punësohen në këtë sektor, atëherë të rinjtë iu shmangen dukurive negative, por njëkohësisht e ngritin edhe kualitetin e jetës.
“Ne si Qeveri e Kosovës në këtë fazë duhet ta zhvillojmë sektorin privat nga ky këndvështrim. Ne mund t’i ngarkojmë me taksa të ndryshme, por ata do të ikin në një vend tjetër. Ne po mundohemi të jemi sa më atraktiv dhe punësimi i të rinjve është objektiv parësor”, deklaroi ministrja Bajrami.
Ndryshe, “Call Centre”, kryesisht paguajnë tatimin në fitim në vendet prej nga vijnë, ndërsa në sektorin e shërbimeve nuk kanë TVSH për eksport, por ata paguajnë vetëm tatimin në fitim për punën që bëjnë.
- Dobruna: Kosova, vend atraktiv për “Call Centre”
Kujtim Dobruna është udhëheqës i Nismës Ekonomike për Kosovën (ECIKS) me seli në Vjenë. Ai tha për Albinfo.Ch, se Kosova është bërë vend atraktiv për investime në sektorin e teknologjisë informative, përfshirë këtu edhe qendrat e thirrjeve apo të ashtuquajturat “call centrues”.
“Sektori i shërbimeve të teknologjisë informative nuk ishte imun ndaj krizës ekonomike dhe financiare botërore. Liderët e këtij sektori në Evropë si Polonia, Hungaria e Çekia, kanë humbur atraktivitet si pasojë e rritjes së kostos së fuqisë punëtore, prandaj vendet si Kosova dhe ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor janë bërë më atraktive”, deklaroi Dobruna.
Sipas tij, Kosova është veçanërisht atraktive për shkak të strukturës së vet demografike dhe aspekteve fiskale.
“Popullata e re, njohja e gjuhëve të huaja si gjermanishtja dhe anglishtja, pastaj kostoja e ulët operacionale, kostoja e ulët e fuqisë punëtore, taksat e ulëta, euro si valutë zyrtare, afërsia kulturore me Evropën Perëndimore, afërsia gjeografike, zona e njëjtë kohore janë disa nga arsyet kyçe që e bëjnë Kosovën tërheqëse për investime në këtë sferë të sektorit të shërbimeve”, tha Dobruna.
Ndryshe, në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Të bërit biznes 2014”, thuhet se Kosova ka bërë përparime në reformimin e mjedisit të saj për të bërë biznes, duke u radhitur në vendin e 75-të. Përfaqësues të bizneseve thonë se me gjithë këtë arritje, bizneset po përballen me sfida të shumta.
Kosova hyn në tregun e braktisur nga ish liderët e këtij sektori
Dobruna: “Liderët e këtij sektori në Evropë si Polonia, Hungaria e Çekia, kanë humbur atraktivitet si pasojë e rritjes së kostos së fuqisë punëtore, prandaj vendet si Kosova dhe ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor janë bërë më atraktive”.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm Banorët e Gjenevës po paralajmërohen se një program pesëvjeçar i punës për përhapjen e energjisë gjeotermale...
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta