Zhvillim
Një Call Center nga Kosova “terrorizon” zviceranët
Firma `Swiss Call` nga Kosova "peshkon në ujëra të huaj" dhe është në kontest juridik me zviceranët për shkak të ngjashmërisë së emrit me firmën zvicerane `Call Suisse`
Puna e qendrave për thirrje telefonike (Call Centre) të cilat me telefonatat e tyre të realizuara kryesisht jashtë vendit bezdisin zviceranët është bërë shpeshherë temë për mediet zvicerane. Shpeshherë këto qendra janë të vendosura në Kosovë, prej nga, falë çmimit të lirë të punës, kryejnë shërbime për kompanitë zvicerane. Së fundi gazeta dhe portali 20minuten.ch i ka kushtuar kësaj teme një artikull të gjerë që titullohet “Call Center nga Kosova terrorizon zviceranët”.
Disa herë në ditë telefoni mobil cingëron vetëm nga njëherë dhe ndërpritet. Në rast se provon të telefonosh mbrapa në atë numër (044 551 00), paraqitet një punëtor i Swiss Call. Ai kontrakto termine këshillimi për kompanitë e sigurimeve si Helsana dhe Visana, thotë ai dhe sqaron se thirrjen paraprake e ka bërë një koleg i tij. Përmes telefonatave kthyese ai “peshkon” numra të rinj telefonikë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Call Centri që ka telefonuar, edhe pse me numra telefonikë zviceranë, ka selinë në Prishtinë dhe realizon të ardhura duke u siguruar agjentëve të sigurimeve klientë të rinj.
20minuten më tutje zbulon se firma e përmendur në Kosovë “peshkon në ujëra të huaj” dhe është në kontest juridik me zviceranët për shkak të ngjashmërisë së emrit. “Ka pasur tashmë njerëz që janë ankuar ndërsa ne as që dinim për çfarë ishte fjala”, thotë Patrick Dütschler, menaxher i SwissCall, përcjell albinfo.ch. Ai e sqaron kështu metodën e punës së modelin e paskrupullt të punës së Callcenter-ve të huaj.
“Ata punësojnë punëtorë që flasin gjermanishten, të cilët prezantohen si ndërmjetësues të kompanive të mëdha zvicerane të sigurimit”. Sapo të kontraktojnë një termin, në arkat e tyre derdhen para. Këtë e tregon edhe shpallja për vend pune që Suisse Call ka bërë dhe që 20 Minuten e ka parë në Kosovë.
“Paga bazë 400 euro. Pas 15 termineve secili termin i ri paguhet nga 10 euro”. Këto termine këshillimi, sipas Dütschler pastaj u shiten ndërmjetësuesve të pavarur. Ata i vizitojnë personat e kontraktuar, i këshillojnë dhe lidhin kontrata për një firmë zvicerane sigurimesh.
Ndërsa një zëdhënës i kompanisë Helsana thotë për 20minuten.ch se “Nuk është e vërtetë se Suisse Call telefonon me kërkesën tonë të drejtpërdrejtë”, thotë ai dhe shton se kjo është një truk i njohur nga kompanitë e sigurimeve për të siguruar një termin. “Helsana punon ekskluzivisht me partnerë seriozë të cilët plotësojnë standardet e kërkuara. Megjithatë, një kontroll i qindpërqindtë nuk është i mundur”, thotë ai.
Zëdhënësi i kompanisë tjetër të sigurimeve, Visana siguron se “këto qendra thirrjesh telefonike nuk janë ë autorizuara nga ne, ashtu siç duan të prezantohen”, transmeton albinfo.ch. Numrat telefonikë të tyre i marrin në mënyrë automatike. Megjithatë Visana bashkëpunon me ndërmjetësues.
Edhe fondacioni për mbrojtjen e konsumatorit e njeh këtë problem. Zëdhënësi i tij, Andre Bähler thotë se kompanitë e sigurimit duhet të angazhohen më shumë për të ndërprerë `terrorin telefonik`. Ata kanë mundësi të lidhin kontrata vetëm me Callcenter serioze ose t`i bëjnë telefonatat vetë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik