Kosova
Call Center, arrestohet kosovari që përfitoi 135 mijë euro
Zbulohet mashtrimi me call centera
Policia raporton se kosovari me pretekstin se do të hapë call centera, ka zhvatur qytetarë të ndryshëm në Shqipëri të cilëve iu ka marrë lekë borxh dhe nuk ua ka kthyer më, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Mysafiri” u bë ndalimi i Q.K. “Ky shtetas ju kërkonte para borxh me pretendimin se do hapte call center dhe i mashtronte dhe nuk jua kthente më paratë”, thotë policia.
Vlen të theksohet se i riu nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të besimit, ka përfituar shumën 135,000 euro nga një grua, me pretendimin se do t’i investonte në call center. Ai kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit, nga persona të ndryshëm.
Operacioni, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Thuhet se kosovari kishte përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, me anë të mashtrimit dhe tani është vënë në pranga 30-vjeçari.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Q. K., 30 vjeç, banues në Kamenicë, Kosovë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shuma të ndryshme monetare, nga shtetas të ndryshëm në Republikën e Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026