Muzikë

Ca ditë para Eurovizionit, Jonida Maliqi viziton Jerusalemin

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, bashkë me delegacionin e saj, ka udhëtuar drejt Tel Avivit, ku do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Sot ajo ka vizituar edhe Jerusalemin, e këtë vizitë e ka cilësuar si të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.

“Një eksperiencë e jashtëzakonshme shpirtërore dhe historike sot për të parën herë në Jerusalem”, ka shkruar Maliqi në Instagram.

Ajo do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës, që u kushtohet emigrantëve shqiptarë.

Fotot: Instagram @jonidamaliqi