Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Kosova bëhet me klubin e saj të biznesit
Këtë vjeshtë bëhen 25 vjet që kur është themeluar klubi shqiptar FC Kosova, vite këto që ky klub ka kaluar në periudha dhe sfida të ndryshme.
FC Kosova Cyrih ekziston nga viti 1994 dhe deri tani jo vetëm që ka arritur suksese të mbërrijë ligën e parë zvicerane të futbollit, por njëkohësisht ka arritur që rreth vetes të grumbullojë edhe shumë të rinj nga të gjitha hapësirat shqiptare në Zvicër.
FC Kosova Cyrih përveç tetë ekipeve me shumë lojtarë nga 7 vjeç deri te seniorët, tash do të ketë edhe klubin e biznesit.
Klubi i biznesit i FC Kosovës që është themeluar të shtunën nga biznesmenë shqiptaro-zviceranë ka për qëllim të mbështes klubin financiarisht dhe moralisht në rrugëtimin e mëtutjeshëm në futbollin zviceran.
Besimin për të udhëhequr klubin e ka marrë politikani dhe bankieri shqiptar Perparim Avdili, i cili është zotuar se do të mbledh bashkë bizneset që do të ndihmojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të FC Kosovës.
Themelimin e klubit të biznesit e ka përshëndetur edhe presidenti i deritashëm i FC Kosovës, Arsim Hyseni. Ai edhe pse nuk ishte futbollist, ngase nuk ka luajtur kurrë futboll ishte bërë pjesë e pandashme e ekipit duke udhëhequr klubin deri më tani.
Pas 13 vjetësh timonin e Klubit të FC Kosova, Arsim Hyseni ia ka dorëzuar vitin e kaluar Nesret Limanit, njërit nga futbollistët shumë vjeçar të ekipit të parë.
Hyseni ka premtuar se do të vazhdojë ta ndihmojë klubin edhe pse nuk është më në strukturat udhëheqëse.
Në takimin themelues është votuar edhe kryesia e Klubit të Biznesit të FC Kosovës që do të përbëhet kryesisht nga biznesmenë shqiptarë që e kishin mbështetur deri tani rritjen e një ekipi të futbollit që përfaqëson FC Kosovën.
Pjesë e Klubit të Biznesit të FC Kosovës mund të bëhet tash e tutje të gjithë ata që bëhen anëtarë të Klubit.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa