Zhvillim
Buxheti për vitin 2017 do të jetë 2 miliardë, thotë Ministri Hoti
Ministri i Financave Avdullah Hoti theksoi se Buxheti për vitin 2017 do të jetë 2 miliardë euro që është një kapërcim signifigant krahasuar me vitin 2016 dhe shumë më i madh në krahasim me vitin 2014 dhe vitin 2015
Në një debat publik që Ministria e Financave e ka mbajtur sot me palët e interesit Ministri Avdullah Hoti ka deklaruar veç tjerash se buxheti për vitin 2017 do të jetë 2 miliardë euro
Ai tha se është hera e parë që Ministria e Financave organizon diskutim publik të hapur me analistë, me institucione akademike, me OJQ dhe palët tjera të interesit për ti involvuar të gjitha këto palë të interesit në përgatitjen e Buxhetit për vitin 2017. “Ne jemi në proces të finalizimit të Buxhetit për vitin 2017, dhe sipas procedurave duhet ta dorëzojmë në Qeveri deri në fund të këtij muaji. Përpara se ta finalizojmë ne dëshirojmë që të marrim opinionet, vlerësimet edhe të palëve të interesit që janë të prekura nga Buxheti i vitit 2017”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ministria.
“Ne kemi mbajtur dëgjime buxhetore gjerësisht me të gjitha organizatat buxhetore nga muaji gusht dhe shtator të udhëhequra nga zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi dhe kemi ardhur tek disa ide të përafërta tek një Kornizë e përgjithshme për Buxhetin 2017, të cilën sot dëshirojmë ta ndajmë dhe pastaj të dëgjojmë, vetëm të dëgjojmë nga ju se çfarë propozime keni ju për shpërndarjen që duhet të bëhet në Buxhetin e shtetit për vitin 2017 dhe planifikimet e përafërta për 2018 – 2019”, shtoi Ministri Hoti.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një buxhet që adreson nevojat elementare të shtetit që i kemi përveç nevojave zhvillimore, por edhe një buxhet që neve na mundëson kryerjen e obligimeve ndërkombëtare që ka shteti i Kosovës karshi përmbushjes së kërkesave për integrim në Bashkësinë Evropiane, karshi kërkesave që kemi për integrim të Kosovës, për integrim të Ushtrisë së ardhshme të Kosovës në NATO, karshi kërkesave për anëtarësim të Kosovës që është kryer deri më tash dhe ato që planifikohen në struktura ndërkombëtare qofshin ato të sigurisë, të sportit, kulturës, të marrëdhënieve tregtare ose të strukturave të tjera.”
Ministri i Financave Avdullah Hoti theksoi se Buxheti për vitin 2017 do të jetë 2 miliardë euro që është një kapërcim signifigant krahasuar me vitin 2016 dhe shumë më i madh në krahasim me vitin 2014 dhe vitin 2015. Rritja kaq e madhe e Buxhetit shkon kryesisht për investime kapitale, jo për shpenzime koherente ose për shpenzime të tjera. Nëse e shohim në strukturë krahasuar me këtë vit, pra me vitin 2016 gjatë vitit të ardhshëm ne investimet kapitale do ti rrisim për 51 %, ndërkaq shpenzimet rrjedhëse rriten vetëm me 5 % më shumë se sa që i kemi pasur gjatë vitit 2016.
“Pra vazhdon politika e kursimeve, duke adresuar nevojat më elementare që i kemi nëpër skema të ndryshme dhe nëpër programe të ndryshme, por duke qenë fokusi plotësisht tek investimet kapitale. Në përpilimin e këtij Buxheti ne i kemi marrë parasysh ato parime që i thashë në fillim dhe programin qeverisës, i cili e definon këtë Qeveri, Qeverinë Mustafa si Qeveri të djathtë. Pra nënkupton një Qeveri që i mban poshtë taksat, pjesëmarrjen e taksave në GDP dhe të shpenzimeve totale në GDP’, shtoi Ministri Hoti.
Ai gjithashtu bëri të ditur se është siguruar financimi i plotë për projektet që janë në vijim, sepse sipas tij projektet e Qeverisë tek investimet kapitale zgjasin së paku 2 vite, dhe tash me këtë Buxhet ne i përmbyllim të gjitha obligimet e Kosovës në vitin 2017.
Pjesëmarrësit në këtë takim e vlerësuan lartë këtë nismë të Ministrisë së Financave, për mbajtjen e këtij diskutimi publik, ku për herë të parë sipas tyre Buxheti i shtetit po diskutohet edhe publikisht me të gjitha palët e interesit për planifikimin dhe projektet me prioritet të cilat duhet të përfshihen në Buxhet, thuhet veç tjerash në komunikatë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?