Zhvillim
Buxheti mbi 2 miliardë euro, pjesa më e madhe “shkon” në ndërtimin e rrugëve
Top-prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore edhe për vitin 2017 sikurse viteve të kaluara, ka mbetur ndërtimi i autostradave dhe asfaltimi i rrugëve. Ekspertët e kontestojnë ndarjen
Mbrëmë në Paralmentin e Kosovës është miratuar Buxheti i Kosovës për vitin 2017. Me shifrën e mbi dy miliardë eurove, aiështë më i larti që nga paslufta në Kosovë. Përveç opozitës, vërejtje për ndarjen e buxhetit ka pasur kësaj here edhe nga një numër i deputetëve të koalicionit qeveritar, nga PDK-ja.
Top-prioriteti i Qeverisë së Kosovës në përcaktimin e politikave buxhetore edhe për vitin 2017 sikurse viteve të kaluara, ka mbetur ndërtimi i autostradave dhe asfaltimi i rrugëve.
Prej 2 miliardë eurosh të planifikuara, 700 milionë euro janë parashikuar të shkojnë ne investime kapitale, që është rreth 50 për qind më shumë se që ka pasur në këtë vit.
Në infrastrukturë, do të vazhdojë financimi i autostradës Prishtinë-Han i Elezit në nivele më të larta se fillimisht. Në buxhetin e vitit 2017 është planifikuar edhe fillimi i autostradës për Gjilan, shkruan radio Evropa e Lirë.
Po ashtu, është ndarë buxhet adekuat për rrugët rajonale për Mitrovicë, Pejë, për rrugën Komoran-Drenas-Skënderaj, për Podujevë dhe rrugë tjera të rëndësisë nacionale.
Ndërkohë, për ndërtimin e rrugëve të reja, janë ndarë 16 milionë euro me mbi 90 projekte që lidhin fshatrat dhe rajonet anembanë Kosovës.
Ekspertët e çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të biznesve nuk e kanë parë si korrekt orientimin e mjeteve të buxhetit të Kosovës për vitin 2017.
Ismail Kastrati, ekspert i çështjeve ekonomike thotë për Radion Evropa e Lirë se vlera prej dy miliardë eurosh është premtuese, sikur mjetet e buxhetit të orientoheshin në sektorë që nxisin zhvillim ekonomik.
“Unë mendoj se është pozitive që do të jetë një pjesë e mirë e buxhetit në investime, por investimet tona me vite të tëra po shkojnë në asfalt dhe më pak në sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”, thekson ai.
Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, buxhetit i është bërë fryrje artificiale.
Ata thonë se mbi 2 miliardë euro të buxhetit nuk janë para që vijnë vetëm nga të hyrat nga Doganat apo arkëtimi i TVSH-së apo tatimeve tjera, por një pjesë e buxhetit, e cila është kredi.
Bazuar në vlerësimet e Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës, rritja ekonomike për vitin 2017 pritet të arrijë në mbi 4.4 për qind.
Sidoqoftë, profesori i ekonomisë, Berim Ramosaj, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky buxheti i ndërtuar në këtë mënyrë, nuk reflekton qëndrueshmëri.
“Planifikimi i buxhetit që të kalojë mbi dy miliardë euro, është artificialisht i ndërtuar dhe nuk ka qëndrueshmëri, pasi që nuk ka ndryshime esenciale nga periudhat e kaluara. Qeveria ka planifikuara të hyra qoftë nga obligacionet e shitura, qoftë nga kreditë e marrë nga institucionet financiare ndërkombëtar siç është FMN, pra nuk është fjala për ndryshime esenciale dhe se ky buxhet nuk garanton qëndrueshmëri të zhvillimit”, vlerëson Ramosaj.
Përfaqësuesit, të cilët mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë, ndërkaq, thonë se për vite me radhë buxhetit të Kosovës i është bërë orientimi jo i duhur.
Investimet në projektet ku kryesisht kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve në Kosovë, nga përfaqësues të biznesit vlerësohen si të nevojshme, por investimet më të nevojshme janë në ngritjen e ekonomisë së vendit përmes projekteve që zhvillojnë sektorin privat.
Kritik në orientimin e mjeteve të buxhetit të vitit 2017, në ditën kur është miratuar ky buxhet në Kuvendin e Kosovës, ishte shprehur edhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe partitë në opozitë.(REL)
Mustafa: Buxheti do të ketë efekte pozitive makroekonmike
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se fakti se është arritur marrëveshje që për herë të parë të kemi një buxhet 2 miliardë euro, do të ketë efekte pozitive makroekonmike për vendin.
Ai këto komente i bëri gjatë një konference për media me ministrin e Financave, Abdullah Hoti, ku tha se aprovimi i buxhetit është hapi i parë dhe me këtë buxhet Qeveria do t’i përmbush interesat e qytetarëve.
“Me këtë buxhet japim impulsin kryesore të nisjes së përmbylljes së aspektit infrastrukturor. Buxheti nuk është social, por zhvillimor”, ka deklaruar Mustafa, shkruan rtklive.com
Kurse, ministri Hoti tha se buxheti është i qëndrueshëm.
“Ne kemi diskutar për buxhet me komuna dhe për herë të parë është biseduar edhe me shoqëritë civile. Parimet kryesore janë ruajta e qendrueshmërjsë së këtij buxheti duke pas rritje kapitale, ky buxhet ka mbështetje të plotë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar”, tha ai.
Sipas Hotit, ky buxhet siguron rritje ekonomike së paku për 4 përqind.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik