Shqipëria
“Business Insider”: Ja përse duhet të vizitohet Saranda
Shqipëria vazhdon të rekomandohet për t’u vizituar nga faqe të ndryshme
Plazhet e jashtëzakonshme, pamja, vendet historike, ‘Syri i Kaltër’, çmimet e arsyeshme, janë disa nga arsyet që Saranda po konsiderohet si një nga vendpushimet më moderne në rajon që ofron shumë atraksione për vizitorët.
Shqipëria vazhdon të rekomandohet për t’u vizituar nga faqe të ndryshme, kurse njëra nga bukuritë më të mëdha të saj gjendet në Sarandë.
Saranda është një qytet bregdetar në jug të Shqipërisë, afër kufirit me Greqinë, një vend që ka plazhe të mrekullueshme në detin Jon.
Saranda është një parajsë e vogël që i ka të gjitha kushtet për të kaluar një pushim të mrekullueshëm si plazhet me gurë të vegjël natyral, një det të mrekullueshëm të kaltër, si dhe me pamje të jashtëzakonshme që të lë pa frymë.
Ky qytet së fundmi është renditur një ndër 6 vendet që duhet të vizitohet tani para se të gjithë ta bëjnë, sipas ekspertes së udhëtimeve, Patricia Schultz, shkruan “Business Insider”.
Sipas saj, udhëtimi ka ndryshuar në mbi 30 vjet, andaj Schultz vë në dukje se media sociale ka nxjerrë në dritë shumë vende më pak të njohura.
“E di ku po shkojnë njerëzit? Apo edhe më mirë, ku duhet të shkojnë njerëzit? Vazhdoni të lëvizni për të parë gjashtë vendet që parashikon Schultz që do të jenë pikat e nxehta të radhës, ku edhe qyteti i Sarandës bën pjesë,” tha ajo.
“Ka një vijë të bukur bregdetare dhe ka shumë turistë të rinj që shkojnë atje”, shprehet Schultz.
Ajo shton se në Sarandë është gjithashtu shumë lirë dhe një vend i shkëlqyeshëm për të punuar nga distanca.
“Është e ngjashme me Gjeorgjinë, e cila është më e njohur dhe ka të njëjtën histori të verës dhe ushqim të mirë”, shkruan Schultz. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026