Shqipëria
Bushati: Vendimi për dëbimin e diplomatëve rusë s’ishte i lehtë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar vendeve të NATO-s për dëbimin e agjentëve rusë.
Bushati tha se ky vendim ka ardhur 48 orët e fundit si koordinim brenda aleancës së NATO-s, si përgjigje të veprimeve të kohëve të fundit. Megjithatë ministri shtoi se ky nuk ishte aspak një vendim i lehtë për Qeverinë e Shqipërisë, por që u mor pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, konkretisht SHBA-në e NATO-n, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria ka vendosur të dëbojë dy diplomatë rusë, duke u rreshtuar kështu krah SHBA-së.
E ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, tha se dy diplomatët rusë, Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, mund të jenë agjentë të shërbimeve ruse. Ai shpjegoi edhe ‘notën verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik’.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik