Kuriozitete
Burri ik nga gruaja dhe “merr malin” për dhjetë vjet
“Sjelljet e saj nisën të dalin nga kontrolli dhe kërkonte që të shkurtoja orarin”, ka shtuar ai duke treguar se në këtë moment kishte vendosur të largohej, pa i thënë askujt asnjë fjalë
Një burrë nga Britania ishte lodhur aq shumë nga ankesat e gruas së tij sa që një ditë vendosi të fshihej në mal për 10 vjet.
Malcolm Applegate, një kopshtar 62-vjeçar, ishte martuar me gruan tre vjet para se ajo të niste të mos ndalej së ankuari.
“Për tre vjet ishte në rregull, përshtateshim me njëri-tjetrin dhe kopshti u bë i tepërt për të”, ka thënë Applegate për “DailyMail”. “Sa më shumë punë merrja, aq më nervoze bëhej gruaja ime – asaj nuk i pëlqente që të rrija jashtë shtëpisë për kohë të gjatë”.
“Sjelljet e saj nisën të dalin nga kontrolli dhe kërkonte që të shkurtoja orarin”, ka shtuar ai duke treguar se në këtë moment kishte vendosur të largohej, pa i thënë askujt asnjë fjalë.
“Ika nga ata për dhjetë vjet”, ka shtuar ai, shkruan Albinfo.
Applegatet iu deshën tri javë ecje që nga Oxfordi të shkonte në Londër për t’u fshehur në një kopsht ku punonte. Ka treguar se në atë vend ishin edhe tre persona të tjerë që bënin kamping dhe me ta nganjëherë kalonte kohën.
“Askush s’e dinte se ishim aty. Nuk njihet si vend – askush nuk shkon aty”, ka shpjeguar ai.
Gjatë dekadës së tij të kaluar aty, Applegate ka humbur kontaktet me motrën e tij që e kërkonte, por frikësohej se mos ka vdekur.
Gjithsesi, ai ka thënë se tani është pajtuar me jetën e tij dhe gjithçka është në rregull. Tani jeton në një shtëpi për të pastrehët në Londër.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?