Lajme

Burri i ish ministres Leuthard dërgohet në burg, ka sulmuar të shoqen me thikë

Ai do të duhet të qëndrojë prapa hekurave për momentin pasi besohet se ekziston rreziku i recidivizmit

Të enjten e kaluar, ish-ministrja federale Doris Leuthard qe kërcënuar me thikë në një shtëpi pushimi në Ticino. Tani burri i saj është transferuar nga një klinikë psikiatrike në një burg në Lugano.

Burri i ish-këshilltares federale Doris Leuthard është arrestuar përkohësisht të hënën, raporton “RSI”. Prandaj, ai u transferua nga klinika psikiatrike kantonale në Mendrisio në burgun e paraburgimit La Farera në Lugano, trasnmeton albinfo.ch. Ai do të duhet të qëndrojë prapa hekurave për momentin pasi besohet se ekziston rreziku i recidivizmit.

Incidenti i së enjtes së kaluar kishte tronditur fshatin e vogël Vairano në rajonin Gambarogno, ku çifti ka prej kohësh një shtëpi pushimi. Fillimisht, media të ndryshme të Ticino-s patën raportuar për një grua që ishte kërcënuar me një “send të mprehtë” në shtëpinë e saj. Vetëm më vonë doli se ishte ish-ministrja federale, Doris Leuthard.

Siç raporton tani “RSI”, i arrestuari është bashkëshorti i Leuthard. Thuhet se ai ishte shumë i dehur kur ishte arrestuar.

Leuthard njihet për angazhimin e saj të veçantë si deputete dhe si ministre për ashpërsimin e qasjes ndaj dhunës në familje.