Shkurt.ch

Burkhalter, në Madrid për t’i mbrojtur qëndrimet zvicerane

Ministri i Jashtëm zviceran, Didier Burkhalter, u takua të hënën në Madrid me homologun e tij spanjoll, José Manuel García-Margallo. Këshilltari federal ka vazhduar përpjekjet e tij për të shpjeguar pozicionin zviceran në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.

Z.Burkhalter i ka quajtur “pozitive” diskutimet me kreun e diplomacisë spanjolle. Ai theksoi rëndësinë e shpjegimit me partnerët evropianë në përpjekjet e bëra nga Zvicra për të gjetur një zgjidhje nëpërmjet kanaleve dypalëshe.

Spanja është shteti i katërmbëdhjetë anëtar i BE-së, me të cilin Zvicra diskuton muajt e fundit për të shpjeguar pozicionin e saj dhe për të gjetur një zgjidhje që u përshtatet të dyja palëve, duke përfshirë edhe çështjet e vështira institucionale.