Shkurt.ch

Burkhalter, merr Ministrinë e Punëve të Jashtme

Ministri i ri, i porsazgjedhur, Alain Berset (SP-PS) ndërkaq merr Ministrinë e Brendshme, të drejtuar deri më tash nga Burkhalter

Janë ndarë sot resorët në Këshillin federal (Qeverinë) të Zvicrës. Postin e lënë nga ish ministrja dhe ish presidentja Micheline Calmy Rey, e merr Didier Burkhalter (FDP-PLR), i cili deri më tash ka pasur ministrinë e brendshme.

Ministri i ri, i porsazgjedhur, Alain Berset (SP-PS) ndërkaq merr Ministrinë e Brendshme, e cila në Zvicër nënkupton resorin e çështjeve sociale, të shëndetësisë, të arsimit e të kulturës.

Në resorët tjerë nuk ka ndryshime, të gjithë, pesë ministrat tjerë mbajnë ministritë që i kanë pasur deri më tash, ka njoftuar sot për mediet në Bernë, zëdhënësi i qeverisë, André Simonazzi.

Sipas tij, vendimet për postet janë marrë në mënyrë unanime dhe në një atmosferë pajtimi.