Jeta në Zvicër

Burkhalter kërkon në OKB angazhim të shtuar humanitar

Shtetet duhet të jenë në gjendje që ta trajtojnë në mes vete jetësimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare, ka thënë ministri zviceran i punëve të jashtme

Ministri i jashtëm i Zvicrës, Dieidier Burkhalter në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka kërkuar mbajtjen e një konference të rregullt të shteteve nënshkruese për të drejtën humanitare ndërkombëtare.  Mbajtja e një konference të tillë, ka thënë ai ndihmon për forcimin e kësaj të drejte.

Zvicra ka realizuar konsultime me një numër të madh shtetesh nënshkruese,  ka thënë kryediplomati zviceran. Nga këto konsultime ka dalë konstatimi se konventat e Gjenevës (për të drejtat e njeriut) nuk disponojnë ndonjë forum institucional. Por, ka thënë Burkhalter, shtetet duhet të jenë në gjendje që ta trajtojnë në mes vete jetësimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Ministri zviceran gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e OKB-së ka takuar homologët e tij nga Rusia (Sergej Lawrow dhe atë nga Irani (Mohammed Jawad Sarif). Me ta ka biseduar rreth mundësive të zgjidhjes së konfliktit nüë Siri dhe atij në Ukrainë. Me ministrin rus ai ka folur edhe për ngritjen e një grupi të kontaktit për Sirinë në të cilin do tüe merrnin pjesë vendet si SHBA, Rusia dhe vendet arabe në kufij me Sirinë.