Lajme
Burim Dauti, fiton vend në Këshillin komunal në Ternitz
Burim Dauti ka fituar kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale në Austri. për Këshillin komunal në Ternitz, shkruan Albinfo.at.
Vlen të theksohet se Dauti është fituesi nga radhët e partisë SPÖ.
Burim Dauti është shqiptar nga Gostivari, i cili jeton dhe vepron në Austri. Ai që nga fillimi i shpalljes së kandidaturës së tij për Këshillin komuanl tregoj potencial dhe përgaditje të plotë në fushën politike komunale.
“Kam nderin ta konfirmoj zgjedhjen time si këshilltar komunal në Ternitz. Jam shumë krenar për këtë arritje dhe e shoh si një përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar bashkatdhetarët tanë dhe të gjithë qytetarët e Ternitz-it. Jam veçanërisht mirënjohës që jam pjesë e ekipit të kryetarit të bashkisë, Christian Samwald, i cili më ka dhënë besimin dhe mbështetjen e tij. Ky sukses nuk është vetëm i imi, por edhe i të gjithë atyre që besuan tek unë. Me përkushtim të plotë, do të angazhohem për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin tonë”, është shprehur ai për Albinfo.at.
Kujtojmë se zgjedhjet janë mbajt më 26 janar në rajonin e Austrisë së Ulët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











