Lajme
Burgu ku do të qëndrojë Donald Trump, në kushte të mjerueshme
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka afat deri të premten e ardhshme për t’u dorëzuar në një qendër paraburgimi në Atlanta, pasi u padit të hënën me akuzën për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Trump-it dhe 18 bashkë të pandehurve të tjerë u është komunikuar se kanë kohë deri në mesditën e 25 gushtit për t’u dorëzuar te autoritetet, ose përndryshe për ta do të lëshohen urdhërarreste.
Ish-presidenti duhet të vetëdorëzohet në burgun e kontesë Fulton, që ndodhet në Rice Street të Atlantas, një objekt i ndërtuar më 1985, i cili është planifikuar të shkatërrohet për shkak se është i mbipopulluar dhe nuk ka kushtet higjenike bazë.
Në paraburgimin e tejmbushur herë pas here kanë ndodhur shpërthime të zgjebes, COVID-19 dhe disa të burgosur janë gjetur të vdekur në qelitë e tyre.
Sherifi i Qarkut Fulton, Pat Labat, tha se zyrtarët do të ndjekin praktika normale si për të gjithë të dënuarit e tjerë, kur Trump të dorëzohet. Procedura shpjegoi ai, zakonisht përfshin marrjen e gjurmëve të gishtërinjve, vendosjen e prangave dhe realizimin e një fotoje, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Aktakuza është e katërta në radhë për ish-Presidentin, i cili ende nuk e ka njoftuar publikun nëse do të dorëzohet me vullnet të tij, apo do të presë lëshimin e një urdhërarresti për të.
Sakaq, pamjet nga brenda qendrës së paraburgimit tregojnë kushtet e tmerrshme ku të arrestuarit qëndrojnë, pajisje të prishura, salla të ndotura dhe plehra në gjithë zonën.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025