Kosova
Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze (FOTO)
Ish- burgu i Prishtinës i cili dje në Ditën e Çlirimit u hap për vizitorë, me 27 maj të këtij viti nga Qeveria e Kosovës u vendosë që të shpallet muze, përcjellë albinfo.ch.

Lajmin e kishte konfirmuar edhe Yll Rugova, zëvendësministër i Kulturës, i cili ka njoftuar që tashmë është duke u analizuar mënyra e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.

“Ky burg, i ndërtuar në fund të të dyzetave, që ndodhet në rrugën Luan Haradinaj, në qendër të qytetit, është objekt historik ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht. Sot e vizituam burgun me zyrtarë të trashëgimisë kulturore për të analizuar mënyrat e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.

Me 23 maj është lëshuar edhe vendimi i Qeverisë për inicimin e këtij transformimi, pra shndërrimin nga burg i njerëzve, në mbrojtës të kujtimeve”, ka shkruar Rugova.

Ndryshe dje në vizitë kishin shkuar edhe ish-të burgosurit e këtij burgu./albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











