Shqipëria
Burgu i grave kthehet në një punishte ëmbëlsirash
Qëllimi i kësaj nisme është që gratë e burgosura të vetëdijesohen dhe të përgatiten për ri integrim kur të mbarojnë vuajtjen e dënimi
Një iniciativë e drejtueses së qendrës “Sole”, Orjona Hodaj, ka ngjallur interesim të madh të medieve jo vetën në Shqipëri. Ajo ka punësuar 9 gra në burgun e grave në Tiranë për të gatuar ëmbëlsira, transmeton albinfo.ch mediet e Tiranës. Kjo ide është mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe drejtoria e burgjeve, ka thënë Hodaj.
Sipas saj, qëllimi i saj është që gratë e burgosura të vetëdijesohen dhe të përgatiten për ri integrim kur të mbarojnë vuajtjen e dënimit. Ajo në emisionin “Zone e Lirë”, ka shpjeguar se gratë të cilat gatuajnë ëmbëlsira paguhen me rrogë.
Ajo ka thënë se asnjë nga të burgosurat nuk është detyruar që të kryejë punën por e gjitha është bërë me dëshirën e tyre. Madje ajo ka thënë se e ka në planë që të zgjerohet dhe të mund të punësoj 100 grat të cilat janë të burgosura. Hodaj është shprehur se krejt kjo punë është bërë në mënyrë vullnetare dhe për këtë ka pasur mbështetje të njerëzve që duan të bëjnë mirë.
“Kur ndihmon ata që nuk kanë mundësi të ndihmojnë veten, merr një kënaqësi shumë të madhe nga puna që bën”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?