Kosova
I burgosuri i vë zjarr qelisë, rrezikon veten dhe tre të burgosur të tjerë
Nga ky incident disa të burgosurve u ishte keqësuar gjendja shëndetësore por pas marrjes së tretmanit mjekësor ata sërish janë kthyer në pavijon
Një i burgosur, i dënuar për vrasje, i ka vënë flakë dhomës së burgut në Qendrën Korrektuese të Dubravës, duke e rrezikuar jetën e tij por edhe të tre të burgosurve të tjerë. Nga ky incident disa të burgosurve u ishte keqësuar gjendja shëndetësore por pas marrjes së tretmanit mjekësor ata sërish janë kthyer në pavijon, raporton KTV.
U.d e drejtorit të Burgut të Dubravës, Zyrafete Imeraj thotë se zjarrin e shkaktoi një i burgosur, i cili njihet për problemet, të cilat i shkakton në vazhdimësi. Ndërsa shton se për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme profesionale për trajtimin e këtyre rasteve, menaxhmenti është detyruar që edhe ata të qëndrojnë në dhoma së bashku me të burgosurit e tjerë.
Për këtë incident ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, meqenëse disa herë kishte rekomanduar që ky i dënuar të trajtohej në QKUK për shkak të mungesës së kushteve në burg.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











