Shkurt.ch

Burgoset një bankier zviceran

Në Portugali është burgosur një bankier zviceran në suaza të një mashtrimi

Një bankier zviceran është në paraburgim në Portugali, në suaza të një çështjeje të mashtrimit tatimor dhe larje parash. Sipas medieve zvicerane, afera mund të bëjë me një shumë prej një miliard eurosh.

Zvicerani, i cili dyshohet të jetë në krye të këtij rrjeti si dhe tre portugalezë, jaë burgosur të enjten e kaluar dhe pastaj janë marrë në pyetje. Pas pyetësorit gjatë ditë së premte gjykatësi portugez ka vendosur masën e paraburgimit për tre nga autorët e dyshuar, ka raportuar agjencia Lusa. Personi i katërt është liruar nën deponimin e një shume të hollash (kaucion).

Sipas javores «Sol», shuma e mashtrimit e sendërtuar nga shtetasi zviceran dhe dy nga ortakët e tij mund të kapë afro 1 miliard euro, dhe atë vetëm për Portugali.

Kjo aferë është e ndërlidhur me një ish-deputet sociodemokrat portugez, parti kjo aktualisht në pushtet në këtë vend.