Kosova
Burgim i përjetshëm për kosovarin që vrau gruan dhe kunatën
Vrasësi i dyfishtë nga Hauseni doli përpara Gjykatës së Lartë - ai nuk mundi t'i shmangej burgimit të përjetshëm, të shqiptuar nga shkalla e parë

Gjykata e Lartë (kantonale) e Aargaut ka shpallur fajtor për vrasje të shumëfishtë kosovarin, i cili kishte vrarë gruan dhe motrën e saj, të dyja nga Shqipëria, më 8 janar 2018, në Hausen, transmeton albinfo.ch. Për këtë vepër ai ishte gjykuar nga data 7 deri më 10 qershor 2021. Seanca qe zhvilluar në gjimnazin në Hausen.
Gjendja mbetet kjo: Burri që goditi me thikë gruan dhe kunatën në Hausen më 8 janar 2018, mbetet në burg, shkruan aargauerzeitung.ch. Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur atë fajtor për vrasje të rëndë të shumëfishtë dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm.
Veç kësaj, Gjykata më e lartë e kantonit ka vendosur edhe masën ambulatore krahas dënimit me burg. Po ashtu, kosovari do të dëbohet nga vendi për një periudhë 15-vjeçare (pas vuajtjes së burgut, e cila, edhe në rastin e burgut të përjetshëm nuk zgjat më shumë se 15 vite, v.j.).
Ai duhet t’u paguajë paditësve privatë gjithsej më shumë se 200.000 franga si kompensim dhe dëmshpërblim, transmeton albinfo.ch. Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.
Kosovari kishte kërkuar aktgjykimin që do ta shpallte fajtor për vrasje të shumëfishtë dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg.
Si hap tjetër, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim. Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale.
E-Diaspora
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare...
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend Këshilli Federal i Zvicrës ka paraqitur një projektligj për zgjerimin e internetit me shpejtësi të lartë...
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Pse mund të mos jeni më në gjendje të zgjidhni mjekun tuaj në Zvicër
-
Të gjitha linjat e reja të fluturimeve nga aeroportet zvicerane që nisin nga pranvera