Shkurt.ch

Burg i përjetshëm për tre veta

Sot, në Gjykatën e Solothurnit u është shqiptuar masa më e lartë ndëshkuese tre personave që para tri vitesh kishin shuar një familje të tërë prej tre vetash në Grenchen të Kantonit Solothurn.

Dy meshkujt që kanë pranuar vrasjet e kryera dhe gruaja që ka porositur vrasjet, kanë marrë dënimin për vrasje të shumëfishtë, plaçkitje të kualifikuar dhe veprime të shumëfishta përgatitore për vrasje dhe plaçkitje.

Zvicerania 51 vjeçare e cila në vazhdimësi ka hequr fajin nga vetja, sipas gjykatës ka qenë jo vetëm porositëse por edhe drejtuese e krimeve të kryera. Ajo kishte ndihmuar dy dorasit të fshihnin armën dhe të digjnin veshjet dhe veglat e përdorura gjatë kryerjes së krimit.

Ish sportisti 35 vjeçar dhe bashkëpunëtori i tij 27 vjeça, të dy zviceranë, kishin mbytur në Grenchen një grua 55 vjeçare dhe të bijën e saj 35 vjeçare duke i ngufatur me qese plastike. Pastaj ata kanë vrarë me një të shtënë arme në kokë edhe kryefamiljarin 60 vjeçar.

Masa e shqiptuar e dënimit është në përputhje të plotë me atë që ka kërkuar aktakuza: tri dënime me burg të përjetshëm.