Shqipëria
Bumi turistik në Shqipëri, gushti i vitit të ardhshëm, i rezervuar
Shqipëria është në rrugën e duhur për të rrëmbyer kurorën e Mbretëreshës së Turizmit për vitin 2024.
Media italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno” në një artikull të dedikuar, rrëfen suksesin e turizmit shqiptar, i cili shënoi shifra rekord verën që lamë pas.
Sipas Unionit Shqiptar të Turizmit, operatorët raportuan një rritje prej 35% të kontratave të garantuara për turizmin e organizuar për vitin e ardhshëm. Së bashku me to janë rritur edhe kontratat e garancisë nga 15 në 25%, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Në destinacionet bregdetare, si Saranda dhe Vlora, disa njësi akomoduese janë tashmë plotësisht të rezervuara për gushtin.
Aksesueshmëria e lehtë që tashmë është mundësuar në Shqipëri nga shtimi i linjave ajrore ka ndikuar në rritjen e interesit për vizitorët e huaj për vendin tonë, shprehen operatorët.
Sipas Unionit të Operatorëve Turistikë, italianët ishin grupi i dytë më i madh në tetë muajt e parë të këtij viti, me 660 mijë vizitorë nga 9 milionë shtetas të huaj në total.
Ndërkohë këtë pranverë, Tirana do të presë 40 ministrat evropianë të Turizmit, për takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane