Shqipëria
‘Bum’ i turistëve të huaj në Shqipëri
Nga ana tjetër, qytetarët anglezë (-10,9%) dhe ata zviceranë (-7,9%) janë ata që kanë bërë regjistrimin më të ulët në krahasim me vizitorët e ardhur në Shqipëri
Hyrjet e qytetarëve të huaj që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet ka shënuar një rritje neto prej 23.9% në muajin qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan portali italian albanianews.it, përcjell ATSH.
Sipas statistikave të Institutit të Statistikave (INSTAT), në fakt, janë rreth 500 000 të huaj që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të muajit të verës.
Më shumë se gjysma e tyre kanë deklaruar në kufirin shqiptar se do të kalojnë pushimet, përcjell albinfo.ch.
Maqedonasit (+ 58,3%) dhe polakët (+ 16,9%) janë ata që kanë regjistruar rritjen më të madhe.
Nga ana tjetër, qytetarët anglezë (-10,9%) dhe ata zviceranë (-7,9%) janë ata që kanë bërë regjistrimin më të ulët në krahasim me vizitorët e ardhur në Shqipëri.
Nëse konsiderohet se në gjysmën e parë të vitit 2018, numri total i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri ishte rreth 1,9 milionë, kjo do të thotë një rritje prej 9,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ajo që bie lehtësisht në sy (-0,4%) është rënia e numrit të qytetarëve kosovarë, duke u zëvendësuar nga turistë të vendeve të tjera, si SHBA dhe vendet e Evropës.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!