Bota
Bullgaria, vend ideal për pensionistët gjermanë
Bullgaria është zbuluar si një strehë financiare për gjermanët e moshuar, të cilët në vendin e tyre vështirë se do të kishin përfunduar muajin me 958 euro. Bëhet fjalë për pensionin mesatar të 15.9 për qind të gati 21 milionë pensionistëve, që numërohen të jenë në Gjermani.
E përditshmja bullgare “Trud” shkruan se pensionistët gjermanë tashmë po shtypin britanikët për blerjen e pasurive të paluajtshme në Bullgari, përcjell albinfo.ch.
Televizioni gjerman RTL ka bërë të ditur se pensionistët gjermanë me paratë e tyre mund të jetojnë si të pasur në Bullgari, për shkak se çmimet e ushqimeve të këtij vendit janë dy herë më të ulëta se në Gjermani dhe pasuritë e patundshmërive janë shumë më të lira.
Ndryshe nga rusët që blejnë shtëpi turistike në Bullgari për t’i lëshuar me qira, gjermanët preferojnë për të jetuar këtu, sepse ata nuk janë të interesuar për turizëm, por vetëm duan t’i shfrytëzojnë pensionet e tyre dhe ta gëzojnë jetën.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik