Lajme
Bullgaria dhe Rumania në Shengen, hiqen kontrollet kufitare ajrore dhe detare
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për heqjen e kontrolleve të kufirit të brendshëm ajror dhe detar me Bullgarinë dhe Rumaninë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Spanjës, Fernando Grande-Marlaska Gomez, ka thënë se ishte shumë i kënaqur që në vitin 2024 kontrollet e brendshme ajrore dhe detare midis Bullgarisë dhe Rumanisë dhe vendeve të tjera të Shengenit do të bëheshin një gjë e së kaluarës pas 12 vjetësh negociatash.
Nga data 31 mars 2024 nuk do të ketë më kontrolle të personave në kufijtë e brendshëm ajrorë dhe detarë të BE-së midis Bullgarisë dhe Rumanisë dhe vendeve të tjera në zonën Shengen, teksa pas këtij hapi duhet të merret një vendim për caktimin e një date për heqjen e kontrolleve të kufirit të brendshëm tokësor, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, që nga pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në Bashkimin Evropian, vendet kanë zbatuar pjesë të kuadrit ligjor të Shengenit, duke përfshirë ato që lidhen me kontrollin e kufirit të jashtëm, bashkëpunimin policor dhe përdorimin e Sistemit të Informacionit Shengen.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh