Integrimi
Bullakaj, kandidat për deputet: Zvicra ka ndryshuar, Parlamenti i saj (ende) jo
Arber Bullakaj angazhohet për një Zvicër të re, e cila do të reflektonte situatën e tanishme të popullsisë në Zvicër. Ai thotë se i nevojiten 27 deri në 30 mijë vota për t’u zgjedhur deputet federal
Kandidati i SP-së, Arber Bullakaj, synon ulësen e tretë në Parlamentin e Zvicrës për socialdemokratët e St. Gallenit. Me moton „Tre në Bernë“, SP St. Gallen synon që pas shumë vjetësh t`i marrë me Bullakajn tri ulëse, nga 12 sa janë të rezervuara për kantonin. Socialdemokratët e St. Gallenit nuk kanë pasur deri më tani më shumë se dy deputetë në Parlamentin Federal.
Kandidati me prejardhje shqiptare angazhohet për një Zvicër të re, e cila do të reflektonte situatën e tanishme të popullsisë në Zvicër. Bullakajt i nevojiten 27 deri në 30 mijë vota për t’u zgjedhur deputet federal.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me të, ku është trajtuar fushata e tij zgjedhore dhe sfidat që e ndjekin në rrugëtimin e tij drejt Parlamentit Federal.
Albinfo.ch: Si po ju shkon fushata zgjedhore?
Arber Bullakaj: Fushata ka një dinamikë shumë të lartë, kam pasur shume takime dhe me grupin strategjik kam filluar përgatitjet në fund të vitit 2018. Pastaj kemi organizuar grupin e St. Gallenit për fushatë me shqiptarë që janë shumë aktivë në qytetin St. Gallen, Wil, Rapperswil etj. Mes tjerash kam edhe shumë takime tjera nëpër festa e takime të komuniteteve të ndryshme dhe tani jemi të angazhuar me shpërndarjen e afisheve. Eksperti politik, Mark Balsiger, e ka cilësuar fushatën time si ndër më të mirat dhe kjo më motivon e tregon që kemi punuar mirë.
Albinfo.ch: Çfarë bën komiteti juaj dhe si angazhoheni ju në fushatë zgjedhore?
Arber Bullakaj: Në fakt, janë dy tri lloje komitetesh, një e kam në terren; ata që janë shumë aktivë me shpërndarje të afisheve, vendosjen e pllakatave në restorante e vende ku ka frekuentim. Pastaj kam komitetin për fushatë në të cilin angazhohen shumë persona të nacionaliteteve të ndryshme si zviceranë, italianë, portugezë, tibetianë, shqiptarë dhe në fakt këta janë ata që kanë vendosur në disa pika të zhvillimit të fushatës.
Albinfo.ch: Nga aktivitetet e publikuara është vërejtur një përqendrim më i madh tek vota e shqiptarëve. Cila është lidhja juaj me shqiptarët e këtij regjioni dhe pse kërkoni votën e tyre?
Arber Bullakaj: Normalisht se shqiptarët më kuptojnë mua më së miri dhe kemi të njejtën histori. Unë besoj se angazhimi dhe vota e shqiptarëve janë zemra e fushatës. Mirëpo një trup nuk mund të mbijetojë pa organet e tjera të rëndësishme. Fushata ime është në fakt bazamenti socialdemokrat, aty i kam votat socialdemokrate dhe aty kam edhe votat e partisë, e cila është shumë e kënaqur me fushatën time. Mirëpo janë edhe emigrantët, të gjithë me të drejtë vote, pra janë të natyralizuar, të cilët përmes videove kanë mbështetur kandidaturën time në gjuhë të ndryshme. Në këtë mënyrë kam dashur të tregoj se Zvicra është shumë pasive, ku 37% e popullsisë është me prejardhje nga vende tjera, mirëpo në parlament kjo nuk reflektohet.
Albinfo.ch: Kur jemi te migrantët, SP është partia e vetme që ka grupin e migrantëve dhe ju jeni njëri ndër themeluesit e këtij grupi. Në fillim ka pasur edhe kundërshtime të të rinjëve me sfond migracioni që kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij grupi me arsyetimin se, ne që kemi lindur këtu, nuk jemi migrantë. Tani, a janë për ju migrantë edhe ata të huaj që kanë lindur në Zvicër?
Arber Bullakaj: Kur e kemi themeluar grupin e migrantëve në Zvicër, 50 për qind kanë qenë zviceranë që as në gjeneratën e dytë ose të tretë s’kanë prejardhje tjetër dhe 50 për qind kanë pas sfond migracioni. Kjo ka qenë si një lloj task force për t`i përpunuar temat e migracionit dhe jo për të nënkuptuar prejardhjen.
Albinfo.ch: Është hera e dytë që kandidoni për Parlamentin Zviceran dhe nga fushata juaj duket se e keni marrë shumë seriozisht kandidimin. Pse dëshironi të shkoni në Bernë?
Arber Bullakaj: Kur kam kandiduar për herë të parë në Zvicër, në nivel lokal, para tetë vjetësh, e kam bërë vetëm për të mbushur listën, i bindur se politika socialdemokrate është për popull dhe unë do ta perkrah atë me emrin tim në listë. S’kam bërë shumë fushatë por doli që kam marrë shumë vota për Parlamentin Komunal. Aty pastaj ka ardhur sensibilizimi për politikën duke bërë shumë ndryshime në qytetin e Wilit e duke e bërë atë, siç ka thënë deputeti kantonal Etrit Hasler, më liberal se vetë St. Gallenin.
Albinfo.ch: Sa vota ju duhen që të mund të zini vend në Parlamentin Federal?
Arber Bullakaj: Tani puna është kështu: në zgjedhjet proporcionale sa i bën lista, d.m.th. në bazë të votave të listës vendoset sa ulëse merr partia. Nuk mund ta them me saktësi, por nëse marr 27 deri 30 mijë vota, mund të kaloj.
Albinfo.ch: Dikush që ju voton juve, i jep automatikisht 12 vota edhe partisë dhe ato shpërndahen në bazë të renditjes që keni në listë. A mund të na jepni më shumë detaje si shkon mënyra e votimit?
Arber Bullakaj: Varet si voton, nëse në vijën e parë të listës, lart e shënon SP-në, e ne jemi me numër 03 dhe nëse e shkruan këtë numër me “SP und Gewerkschaften”, pastaj të gjitha votat i shkojnë partisë. Për t’u zgjedhur unë, duhet sa më shumë persona të me votojnë dy herë në listë.
Albinfo.ch: Synoni vendin e tretë (të socialdemokratëve në Parlamentin Federal) por socialdemokratët e St. Gallenit duken të lumtur me sigurimin e dy deputetëve. Pra SP nuk synon t`i dërgojë tri mandate në Bernë. Kështu ka qenë se paku në zgjedhjet e kaluara. Si e shpjegoni ju këtë dhe mendoni vërtet se mund të votoheni më shumë se B. Gysi dhe C. Friedl?
Arber Bullakaj: Zgjedhjet e kaluara kanë pasur për qëllim sigurimin e dy ulëseve në parlament. Në këto zgjedhje kemi bërë ca ndryshime. Populli nuk është i kënaqur me punën e Parlamentit në këto katër vjet, kohë, e cila është e dominuar nga SVP dhe FDP. Prandaj në këto zgjedhje ne edhe e kemi shkruar „Tre në Bernë“. Qëllimi është që SP-ja t`i marrë tri ulëse nga kantoni i St. Gallenit.
Albinfo.ch: Motoja e garës tuaj në zgjedhje është “Për një Zvicër të re”. A do të thotë kjo se Zvicra e tanishme ka mangësi?
Arber Bullakaj: Nuk them se dua ta ndryshoj Zvicrën, por në këtë fushatë them se Zvicra e re ekziston prej disa vjetësh dhe është një Zvicër e re në shumë aspekte. Ajo ka diversitet, gjuhë e histori të ndryshme personale të shumë qytetarëve që jetojnë këtu. Por Zvicra e re, them unë, nuk po përfaqësohet në Parlamentin Federal dhe kjo duhet të ndryshojë. Zvicra ka ndryshuar, kurse Parlamenti ka mbetur sikur para 40 vjetëve.
Vota e shqiptarëve, zemra e fushatës
Unë besoj se angazhimi dhe vota e shqiptarëve janë zemra e fushatës. Mirëpo një trup nuk mund të mbijetojë pa organet e tjera të rëndësishme. Fushata ime është në fakt bazamenti socialdemokrat, aty i kam votat socialdemokrate dhe aty kam edhe votat e partisë, e cila është shumë e kënaqur me fushatën time. Mirëpo janë edhe emigrantët, të gjithë me të drejtë vote, pra janë të natyralizuar, të cilët përmes videove kanë mbështetur kandidaturën time në gjuhë të ndryshme.
Motoja jonë: “Tre në Bernë”
Populli nuk është i kënaqur me punën e Parlamentit në këto katër vjet, kohë, e cila është e dominuar nga SVP dhe FDP. Prandaj në këto zgjedhje ne edhe e kemi shkruar „Tre në Bernë“. Qëllimi është që SP-ja t`i marrë tri ulëse nga kantoni i St. Gallenit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra