Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
Bullakaj: Historinë e së nesërmës ne e shkruajmë sot!
Socialdemokratët e St. Gallenit presin ta fitojnë ulësen e tretë në Kuvendin e Zvicrës me Arbër Bullakajn
Shumë seriozisht garës politike për të fituar ulësen e tretë për socialdemokratët e St. Gallenit në Parlamentin e Zvicrës, i ka hyrë edhe deputeti i Wilit, Arbër Bullakaj. Në mbështetje të tij vepron një grup i madh veprimtarësh për sensibilizimin e votuesve të mundshëm shqiptarë, duke shpërndarë kështu gjithandej kantonit afishe të politikanit me prejardhje nga Theranda.
Ndryshe, 27 vjeçari konsiderohet si kandidati më serioz shqiptar që ka gjasa të fitojë një ulëse në Parlamentin e Zvicrës, me çka do të hynte në histori si politikani i parë me prejardhje shqiptare që do të hynte në “shtëpinë e ligjvënësve” të Zvicrës.
Në prag të zgjedhjeve, që do të mbahen meë18 tetor, albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me të dhe me kolegun e tij, zvicerano-shqiptarin, Etrit Hasler, që garon në po të njejtën listë, duke ju parashtruar pyetjet e njëjta. Lexoni çfarë thonë…
Albinfo.ch: Sa janë të rëndësishme për ty keto zgjedhje, sa seriozisht e keni marrë ju nominimin për të kandiduar për një vend në Kuvendin e Zvicrës?
Bullakaj: Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për mua dhe unë jam duke i marrë shumë seriozisht. Unë besoj që kandidatura ime ka pasur një efekt nxitës te një pjesë e popullatës për t’u aktivizuar politikisht. Me këtë mendohet mbi të gjitha të huajt dhe zviceranët me rrënjë migracioni, të cilët deri më tash nuk janë ndjerë të përfaqësuar në politikën zvicerane. Për shkak të interesimit, e di që kandidatura ime tashmë ka pasur një efekt pozitiv. Nëse migrantet dhe migrantët angazhohen në politikën zvicerane kjo do të ketë disa përparësi: në njërën anë nxitë integrimin dhe në anën tjetër janë më të përgatitur ndaj përjashtimeve të mundshme.
Albinfo.ch: Cilat janë zotimet tua ndaj votuesit, çfarë i ofroni ju në kembim të votës. Pse duhet t’ju votojnë?
Bullakaj: Në këmbim të votës unë për votuesit e mi do të jem zëri i tyre në palament. Siç e thashë, e vlerësoj si shumë me rëndësi që më në fund edhe migrantët të përfaqësohen në politikë. Përtej kësaj, unë si socialdemokrat e udhëheq një politikë e cila të gjithëve do t’ju shërbejë për të mirë. Shqetësimi im më i madh është që të huajt të kenë shanset e barabarta në shkollim dhe integrim. Si pika kryesore në politikën time jan edhe nxitja e të rinjve, përpjekja për pensione të sigurta dhe banesa të pagueshme. Unë angazhohem për ekonomi të tregut nga e cila do të ketë përfitime edhe popullata dhe jo vetëm shtresa e të pasurve. Drejtësia sociale më rri në zemër dhe unë jam i bindur që ne të gjithë të mund të përfitojmë nga kjo vijë politike.
Albinfo.ch: A ka një “No-Go” për ty si politikan, çfarë nuk do të negocioje kurrë, cilat janë parimet tua të paluhatshme në politikë?
Bullakaj: Në parim unë jam gjithmonë i gatshëm për të gjetur një konsensus. Të panegociueshme për mua janë temat të cilat në ndonjë formë sulmojnë dinjitetin njerëzor. Të drejtat njerëzore nuk janë të negociueshme. Njerëzit dhe mjedisi duhet të jenë të mbrojtura prej sistemeve shfrytëzuese- këto janë principet e mia të paluhatshme.
Albinfo.ch: Sa shpreson realisht që do t`i fitosh këto zgjedhje, kur dihet se nga dhjetëra kandidatë që synojnë një ulëse në Parlamentin e Bernës, kantoni i St. Gallenit mund t`i dërgojë vetëm 12, kurse partia e juaj socialdemokrate nuk ka pasur deri më tash më shumë se dy vende.
Bullakaj: Shpresoj për aq sa edhe mund të shpresojmë që t`i fitojmë këto zgjedhje si parti: ne e dimë që dhjetëra kandidatë kërkojnë të fitojnë një ulëse në Bernë. Kantoni i St. Gallenit mundet t`i dërgojë vetëm 12 dhe partia jonë, PS, ka mundur në zgjedhjet e deritashme t`i siguronte vetëm 2 ulëse. Përmes kandidaturës sime unë kam shkaktuar një situatë krejtësisht të re. Qindra njerëz të angazhuar punojnë pa u lodhur në mbështetje të kandidaturës sime -statistikat e viteve të kaluara nuk kanë tashmë kurrfarë domethënie! Nëse ne të gjithë i bashkojmë forcat tona dhe dalim në votime, shanset për të fituar janë më të mëdha se kurrë. Historinë e së nesërmës ne e shkruajmë sot! Prandaj jam optimist, që unë me 18 tetor mund ta fitoj një ulëse të tretë.
“Kandidatura ime ka shkaktuar një situatë të re”
Përmes kandidaturës sime unë kam shkaktuar një situatë krejtësisht të re. Qindra njerëz të angazhuar punojnë pa u lodhur në mbështetje të kandidaturës sime -statistikat e viteve të kaluara nuk kanë tashmë kurrfarë domethënie! Nëse ne të gjithë i bashkojmë forcat tona dhe dalim në votime, shanset për të fituar janë më të mëdha se kurrë. Historinë e së nesërmës ne e shkruajmë sot! Prandaj jam optimist, që unë më 18 tetor mund ta fitoj një ulëse të tretë.
E-Diaspora
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit Prof. Dr. Florim Cuculi është mjek kryesor për kardiologji dhe drejtor menaxhues i Qendrës Kardio në...
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
-
Fehmi Fetahi: Bashkatdhetarë, ejani dhe investoni në Kosovë, nuk ka më mirë se në vendin tuaj
-
Pse liderët nga Kosova po organizojnë kaq shumë tubime me diasporën?
-
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte këtu ku është
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu inkurajon të huajt të bëhen zviceranë Shumë njerëz që fillojnë një procedurë natyralizimi në Zvicër gjejnë pengesa të ndryshme gjatë rrugës. Por...
-
Një mijë njerëz demonstruan në Sion për rritjen e pagave
-
Kantonet malore duan të ruajnë vlerën e qirasë, kundër taksave mbi pronën
-
Punëtorët francezë ndërkufitarë do të marrin më pak përfitime papunësie
-
Po sikur fshati Brienz të evakuohej përgjithmonë?