Lajme
Bülach (ZH): Arrestohen në një klub tri animatore shqiptare, pa leje pune
Bëhet fjalë për arrestimin e tri grave nga Shqipëria, të cilat punonin si animatore ose këngëtare, pa leje pune
Gjatë natës në mes të të premtes dhe të shtunës (26/27 qershor 2020), Policia Kantonale e Cyrihut ka bërë një kontroll në një klub në rrethin Bülach, me ç`rast ka arrestuar tre persona, shkruan polizeinews.ch.
Bëhet fjalë për arrestimin e tri grave që punonin si animatore ose këngëtare, pa leje pune, transmeton albinfo.ch. Ato janë dërguar në zyrën e prokurorit publik në Winterthur / Unterland, e cila është kompetente për këtë regjion.
Drejtuesja 45-vjeçare e klibut ashtu si dhe punëdhënësi i saj, duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para prokurorit publik, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Të arrestuarat janë tri gra midis moshës 29 dhe 45 vjeç. Të gjitha vijnë nga Shqipëria.
Në klubi gjithashtu është pirë duhan edhe jashtë zonës së lejuar (fumoir) dhe të paktën njëra nga këngëtaret ka qëndruar në një dhomë prapa lokalit, përcjell albinfo.ch. Si e tillë dhoma në fjalë nuk lejohet për këtë destinim.
Prandaj, përveç Ligjit për të huajt dhe Integrimin, në këtë rast do të gjejë zbatim edhe ligji i hotelerisë, ai për duhanpirësit pasiv si dhe legjislacioni i planifikimit dhe ndërtimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun