Kosova
Bukuritë magjike që dhurojnë Bjeshkët e Rugovës
Bjeshkët e Rugovës janë destinacion i mrekullueshëm në çdo stinë.

Një ndër vendet më turistike kosovare janë Bjeshkët e Rugovës, si një nga vendet më të bukura në Kosovë, ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër karshi natyrës magjepse që është treguar vërtet bujare me këtë vend, e sidomos në këtë kohë pandemie, ku njerëzit në vend të plazheve, këtë vit mund të organizojnë shëtitje të tilla natyrore që nuk do të harrohen kurrë dhe do të mbeten gjatë në kujtesen tuaj, shkruan albinfo.ch.
Rugova është një rajon malor që ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është rajoni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna dhe është e njohur edhe si Alpet Shqiptare. Më 2013 ajo u shpall si Park Kombëtar.
Bjeshkët e Rugovës konsiderohen si një nga atraksionet më të mira turistike malore në Kosovë. Bukuritë e këtij vendi janë të jashtëzakonshme, me shumë atraksione natyrore, të cilat karakterizohen me pamje të magjepse natyrore, shkruan albinfo.ch.
Pranvera është ajo që i ka dhënë hijeshinë bjeshkëve, me ngjyra gjallëruese, me gjelbërimin marramendës, me ekspedita të gjata zbuluese të vendeve më të bukura, me shijimin e ushqimeve natyrale dhe mikpritjes së mirë, e të gjitha këtu bashkë i ofrojnë Bjeshkët e Rugovës.
/Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare nga Italia në Kampionatin për Shah Bëhet e ditur se dy motrat, Asia dhe Cloe Gjoka, janë shumë të talentuara në shah...
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
Jeta në Zvicër
-
Në qiellin e Luganos, u shfaq një spirale misterioze Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje një fenomeni në Lugano e lëshuar nga një përdorues i...
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024