Kosova
Bukuritë e bjeshkëve të Kosovës pëlqehen nga anglezët
Në artikullin e prestigjiozes britanike përshkruhen bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna dhe pyetet pse ato mbajnë këtë emër kur ato do duhej të ishin të bekuara

Investimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për të treguar turizmin malor që mund të bëhet në Kosovë është shpaguar. Një video e publikuar bashkë me një artikullin në gazetën prestigjioze britanike “The Financial Time” spër për një ditë ka arritur 100 mijë vizita, transmeton albinfo.ch.
Gazetari i kësaj të përditshmjee, Martin Fletcher, ka qenë mysafir i kompanisë kosovare “Balkan Natural Adventure” dhe pas vizitës që i ka bërë Kosovës ka përshkruar produktin kryesor turistik të Kosovës, “Majat e Ballkanit” duke e titulluar artikullin “Ecja në ajër”.
Një udhëtim që kalon nëpër Kosovë Shqipëri dhe Mal të Zi, dhe artikulli për të cilin më herët është shpërblyer edhe me titullin “Tourism of Tomorrow”. Fletcher përshkruan se si Kosova, Shqipëria dhe Mali i zi dikur kanë qenë të ndara mirëpo tani kufijtë në mes këtyre tri shteteve përdoren për turizëm.
Në artikullin e prestigjiozes britanike përshkruhen bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna dhe pyetet pse ato mbajnë këtë emër kur ato do duhej të ishin të bekuara.
“Përmendja e Kosovës në faqet e artit dhe udhëtimeve në një nga gazetat më prestigjioze në botë në është një gjë shumë e mirë për Kosovën, popullin e saj. Gjithashtu kjo mund të rrisë besimin e investitorëve të huaj. Ne si kompani punojmë në tërheqjen e vizitorëve të huaj me produktet malore dhe kulturore të Kosovës. Për këtë ne kemi pasur përkrahjen e projektit PPSE të financuar nga Zvicra”, ka thënë Virtyt Gacaferri, njëri nga pronarët e kompanisë.
E-Diaspora
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran Është arrestuar autori i dyshuar, një 41-vjeçar zviceran....
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
Jeta në Zvicër
-
SBB vë në qarkullim 1600 trena shtesë për ngjarje të veçanta Rreth 1600 trena shtesë zviceranë do të qarkullojnë në vitin 2025, dy herë më shumë se...
-
Banorët e Vaud-it në shënjestër të faturave tatimore false
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave